Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin Mamurras-Thumanë.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, ndersa mësohet se ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri nga drejtuesit dyshohet se ka marrë plagë të rënda.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.
/a.r