• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja për banderolën në Fier/ LSI kontratë qiramarrjeje me subjektin e OFL. Fatmir Kajolli i dënuar në Itali për organizatë kriminale dhe trafik droge

by Java News
21/04/2021 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një përplasje, edhe fizike paraditen e sotme, mes militantëve të LSI-së dhe policëve bashkiakë në Fier, ka nxjerrë një dritë një fakt shumë të rëndësishëm. Kontratën e qiramarrjes së ambienteve ku Lëvizja Socialiste për Integrim kishte vendosur banderolat e ka të firmosur me një person të dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge në Itali, Fatmir Kajollin.

Kontrata e qirasë është firmosur nga vetë Fatmir Kajolli dhe nga kandidatja për deputete e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.  Kajolli ka qenë ish anëtar i këshillit bashkiak Fier nën siglën e PR dhe kohët e fundit ishte subjekti i OFL.

Ai rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Milanos, në Itali, në vitin 2001, me 24 vite burg për veprat penale të “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike”.

Po ashtu, ndaj tij, Gjykata e Romës, po në Itali, në vitin 2000, ka vendosur dënimin me 16 vite burg për veprat penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shkeljet të ligjit për narkotikët”. Kajolli është një emër i njohur edhe në Fier, ndërsa është i njohur për angazhimin e tij pranë PR dhe njihet si mik i Fatmir Mediut.

Gjykata italiane e dënoi Kajollin pas disa përgjimeve dhe verifikimeve duke konstatuar se ishte i angazhuar në trafikun ë lëndëve narkotike. Në njërin prej tyre Kajolli është përgjuar duke folur me Sokol Genicën, të cilit gjithashtu sot i është dërguar i vetëdeklarimit nga OFL. Historia zë fill në gusht të vitit 1998, kur grupi i Genicës kishte mbetur pa furnitorë, ndaj edhe futi në lojë një tjetër personazh të fortë, Fatmir Kajollin. Vetë Genica rezulton i arrestuar për “trafik të lëndëve narkotike”.

Kjo ngjarje e sotme ka krijuar një reagim shumë të ashpër të Presidentit Ilir Meta, i cili i bëri thirrje fierakëve dhe të gjithë shqiptarëve që ‘të mprehin sëpatat dhe sfurqet’ se do mbrojnë votën.

Fatmir Kajolli

Kontrata e qirase/ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Ekzekutohet me armë zjarri në Elbasan Pjerin Xhuvani/ I përfshirë në përplasjen mes PS dhe PD në Ditën e Verës

Ekzekutohet me armë zjarri në Elbasan Pjerin Xhuvani/ I përfshirë në përplasjen mes PS dhe PD në Ditën e Verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In