• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përplasja në det, Kina nuk lejon luftanijen amerikane të ankorohet në Hong Kong

by Java News
26/09/2018 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kinës ka bllokuar një anije të Marinës amerikane të ankorohet në Hong Kong mes mosmarrëveshjeve gjithnjë e në rritje diplomatike mes dy vendeve, për shkak të sanksioneve strikte ushtarake të vendosura nga Uashingtoni.

Anija sulmuese amfib “USS Wasp”, e krahasueshme me një aeroplanmbajtëse të vogël dhe me një ekuipazh prej mbi 1.000 marinarësh kishte planifikuar të ankorohej në portin e Hong Kongut muajin e ardhshëm, sipas asaj që deklarojnë dy zyrtarë amerikanë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Pekini anulon vizitën e një luftanijeje amerikane në shenjë proteste. Rasti më i fundit ishte ai kur Kina i refuzoi aeroplanmbajtëses “USS John C. Stennis” të ankorohej në Hong Kong në vitin 2016, kohë kur në anijen në fjalë udhëtonte edhe ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, gjatë një vizite në detin e Kinës Jugore.

“Pala kineze rishikon dhe aprovon kërkesa të tilla në përputhje me parimet e sovranitetit dhe në dritën e situatave specifike, rast pas rasti”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang.

Lëvizja e fundit e Kinës pritet të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tejet të dobëta mes Uashingtonit dhe Pekinit, që pësuan goditjen më të madhe gjatë javës së kaluar pas sanksioneve të reja amerikane mbi ushtrinë kineze, arsyeja e të cilave ishte blerja e armatimeve ruse, raporton TCH.

Përgjigjja kineze ndaj sanksioneve të reja amerikane ishte e shpejtë dhe e rëndë. Vendimi për të anuluar ankorimin në portin e Hong Kongut vjen pas atij të Pekinit për t’u tërhequr edhe nga një takim i niveleve të larta mes komandantëve të marinave kineze e amerikane, që pritej të mbahej këtë javë.

a.ç

Next Post
Nxitja e natalitetit/ 400 mijë lekë për beben e parë, 800 mijë për të dytin, 1.2 mln për të tretin

Nxitja e natalitetit/ 400 mijë lekë për beben e parë, 800 mijë për të dytin, 1.2 mln për të tretin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In