• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja me ‘Venecian’ dëshmon se kemi një President qesharak

by Java News
30/09/2019 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/ 

“Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj”. Ky është konluzioni i opioninit të Komisionit të Venecias që ka hedhur në erë çdo argument të Ilir Metës, i cili ka dalë edhe njëherë lakuriq para opinionit publik si një President që i ka shërbyer partisë së tij dhe opozitës në shkelje të Kushtetutës. Jo se për këtë kishte ndonjë shqiptar të arsyeshëm  që dyshonte, por më shumë për hir të të qenit korrekt juridikisht.

Ata militantë apo naivë që menduan se Ilir Meta do të mbante fjalën e dhënë te Çim Peka ku që zotuar se ”Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë.” , sot mund të ndihen të fyer apo të mashtruar nga Ilir Meta, por as kjo nuk është një gjë për tu shqetësuar.

Ajo që është interesante në kaosin e krijuar në Presidencë, (përveç sulmeve ndaj gazetarëve kritikë ndaj Metës), është argumenti që Meta po përpiqet të ngrejnë se në fakt raporti final nga Komisioni i Venecias do të jepet në 11 tetor. Ndaj, duke i shpallur luftë opinionit të Venecias, ai ka paralajmëruar se ka përgatitur një tjetër raport ku tregohet se nuk është shkelur Kushtetuta, duke e trajtuar kësilloj Komisionin e Venecias si institucion që nuk di të gjykojë një çështje që në fakt është ndër më të thjeshtat.

Kjo marrëzi e Presidencës që vë në dyshim profesionalizmin e elitës së jurispudencës si në rastin e Komisionit të  Venecias, duke pretenduar se ka juristë më të mirë në zyrën e Metës se në Komision, është pasqyrë e një profili qesharak që Ilir Meta ka vendosur të krijojë për veten.

Qesharakëzimi i institucionit të Presidentit nuk ka njohur kurrë më parë një situatë të tillë, ku të vjen turp kur mendon se ai institucion dhe ai njeri janë simbol i unitetit kombëtar.

Ilir Meta me sfidën që po përpiqet t’i hapë Venecias është duke e kthyer veten si Sali Berisha në 2013-ën, një një lolo politike ku qeshin me të të mëdhenj e fëmijë. Veçse Berisha në 2013-ën përdorte antiplumb pasi i kishin mbushur mendjen se nuk e rrëzon dot njeri nga pushteti veçse me plumb, ndërsa Metës i kanë mbushur mendjen se mund të jetë më jurist se Komisioni i Venecias edhe pse njihet si ish-shtangist.

g.kosovari

Next Post
Gjukanoviç i përgjigjet patriarku Irinej: Kosova e pavarur është interes i yni nacional, s’kemi çfarë të flasim

Gjukanoviç i përgjigjet patriarku Irinej: Kosova e pavarur është interes i yni nacional, s’kemi çfarë të flasim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In