• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjukanoviç i përgjigjet patriarku Irinej: Kosova e pavarur është interes i yni nacional, s’kemi çfarë të flasim

by Java News
30/09/2019 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, të shtunën ka qëndruar për një vizitë në Mal të Zi, gjatë së cilës ka deklaruar se presidenti malazias, Milo Gjukanoviç, do ta tërheqë njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë menjëherë pas këtyre deklarimeve kanë reaguar nga zyra e presidentit të Malit të Zi, Gjukanoviç, duke thënë se Kosova e pavarur është interes nacional dhe se për këtë çështje nuk ka se çfarë të flitet, shkruan Vijesti.me.

“Sa i përket pritjeve të patriarkut në lidhje me njohjen e Kosovës, ne nuk do ta komentojmë atë. Mali i Zi po ndjek një politikë ta jashtme të qëndrueshme, bazuar në interesat kombëtare dhe shtetërore, bazuar në vlerësimet e fuqive më të mëdha të Evropës dhe botës, dhe që kontribuon për stabilitetin e rajonit”, thuhet në përgjigjen e presidencës malaziase, raporton Gazeta Express.

Irinej përveç deklaratave për pavarësinë e Kosovës, kishte thënë se ai në Mal të Zi është mirëpritur nga kreu i shtetit malazias. Sipas kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Gjukanoviç mirëseardhjen ia kishte përcjellë përmes mitropolitit Amfilohije, duke i thënë se i vjen keq që nuk mund të marrë pjesë në organizim.

Një gjë e tillë është demantuar plotësisht nga zyra e Gjukanoviç, duke thënë se presidenti i Malit të Zi atë kohë ka qenë në New York dhe që s’ka pasur kurrfarë komunikimi me askënd.

“Presidenti ishte në New York atë kohë. Ne nuk kemi pasur asnjë komunikim tjetër sa i përket kësaj”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Tashmë përveç institucioneve politike të Serbisë, në luftën speciale kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës janë përfshirë edhe institucionet fetare.

Për një gjë të tillë pas pjesëmarrjes në Kombet e Bashkuara ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili ka thënë se kanë lobuar mirë dhe se deri në fund të këtij viti pritet që edhe pesë shtete ta tërheqin njohjen për Kosovën.

g.kosovari

Next Post
Sot të lidhur me Borën e Jonidën, por Donaldit dhe Romeos i zbulohen ish-të dashurat që i braktisën për t’u bërë të famshëm

Sot të lidhur me Borën e Jonidën, por Donaldit dhe Romeos i zbulohen ish-të dashurat që i braktisën për t'u bërë të famshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com