• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja me tifozët e dhunshëm/ 30 persona morën mjekim në spital, ja gjendja e 20 policëve të lënduar

by
25/05/2022 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Incidentet e djeshme në kryeqytet kanë lënë 30 persona të lënduar për shkak të veprimeve të dhunshme dhe huliganizmave të tifozerive.

Mësohet se aktualisht në spital nuk ka asnjë person të lënduar. Por nga përplasja me tifozët mësohet se është 20 numri i efektivëve të policisë së lënduar.

Nga 30 të lënduarit që janë paraqitur në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore, 20 prej tyre kanë qenë policë, thanë burimet.

Sakaq, sipas burimeve, Policia ka shoqëruar dy autobusë të mbushur me rreth 80 tifozë drejt Portit të Durrësit.

Ata janë larguar nga Tirana në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nuk do të lejohen për të parë ndeshjen që do të zhvillohet mbrëmjen e 25 majit në stadiumin “Air Albania”.

Tirana mbrëmjen e të martës u kthye në një fushë betejë mes tifozërisë Feyenoord dhe Romës.

Në një reagim në orët e vona, policia sqaroi mbrëmjen e të martës se tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Njoftimi i policisë më 24 maj:

Sonte në mbrëmje (mbrëmë), një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e  tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në “Air Albania”. Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos provokohen nga individë apo grupe tifozësh që mund të jenë nën efektin e alkoolit dhe të njoftojnë menjëherë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo tentativë të prishjes së rendit dhe sigurisë.

/e.d

Next Post
VIDEO/ Kaos dhe gaz lotsjellës ndaj huliganëve! Çfarë nuk u pa mbrëmë nga ‘lufta’ në rrugët e Tiranës?

VIDEO/ Kaos dhe gaz lotsjellës ndaj huliganëve! Çfarë nuk u pa mbrëmë nga 'lufta' në rrugët e Tiranës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com