• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Përplasja me ndërkombëtaret, a po luan PD me “ruletën ruse”?!

by A R
06/03/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 25 vjet përplasje, sharje, zënka e kërcënime midis forcave politike në Shqipëri, ekziston vetëm një pikë ku të gjithë janë bashkuar gjithmonë, e ardhmja europiane e vendit.

Që prej shembjes së komunizmit, Shqipëria ka fituar statusin e një aleati besnik të perëndimit duke u shndërruar në të vetmin oaz, ku influenca ruse nuk ka mundur të depërtojë në rajon.

Atentati i dështuar ndaj Gjukanoviçit në Malin e Zi, refuzimi i Presidentit Ivanov për të njohur një qeveri pro-shqiptare në Maqedoni, vizita e Putinit në Greqi dhe Serbi, armatosja e serbëve me MIG-29, zgjedhja e një presidenti pro-rus në Bullgari, janë një seri ngjarjesh të freskëta të një zinxhiri, hallkat e të cilit këputen vetëm në Shqipëri.

Në këtë vend, ku orvatja e Gazpromit për të përvetësuar Albpetrolin u zmbraps disa vite më parë, deri më sot nuk kanë gjetur kurrë zbatim axhenda anti-europiane dhe kjo ka qenë meritë e padiskutueshme e të gjithë forcave politike.

PD dhe PS, pavarësisht natyrës veçanërisht refraktare të politikës shqiptare, gjithmonë janë bërë bashkë duke votuar me unanimitet për integrimin europian, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, etj. Por, kjo ka nisur të ndryshojë!

Prej pothuajse një viti tashmë, retorika e demokratëve po bëhet gjithmonë e më kundërshtuese ndaj partnerëve tanë europianë, aq sa në nëntor 2016, në mënyrë të paprecedent, demokratët votuan në Bruksel kundër hapjes së negociatave të anatarësimit në BE.

Edhe pse edhe përpara këtij akti, PD kritikoi ashpër dy vizitat e Ramës në Beograd, pavarësisht se në të dyja rastet u artikulua qartë qëndrimi i Shqipërisë për njohjen e Kosovës, ishte mbase nëntori 2016 ai që shërbeu si pikë përfundimtare thyerje midis PD-së dhe faktorit ndërkombëtar.

Nga qëndrimet se të huajt nuk duhet të përzihen në zbatimin e vetingut, tek akuzat direkte kundër ambasadorit Lu e ambasadores Vlahutin, PD ka kaluar tashmë në sulm të hapur kundër vetë institucioneve ndërkombëtare.

I paprecedent, qëndrimi i mbajtur ndaj Mogherinit, që erdhi në fundjavë me një mesazh të qartë në Tiranë, për nevojën e zbatimit të reformës në drejtësi. Pavarësisht se edhe një herë më shumë, vetë kryediplomatja europiane tha në Tiranë se vetingu është i vetmi kusht që zhbllokon rrugën e integrimit, përsëri Basha refuzoi me forcë çdo kompromis, duke e quajtur qëndrimin e Mogherinit “personal”.

Për demokratët, edhe qëndrimi i Lu-së është personal, e nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se Uashingtoni ka konfirmuar në më shumë se një rast mbështetjen e pakushtëzuar për ambasadorin e tij.

Duke sajuar axhenda të fshehta, pas deklaratave të Kancelares Merkel, pas deklaratave të Mogherinit apo përfaqësuesve të lartë europianë e amerikanë, PD po thellon qëndrimin e hapur anti-europian, diçka që po përkthehet në një bllokim gjithmonë e më agresiv të rrugës europiane të vendit.

Në këto kushte, natyrshëm të lind pyetja se interesave të kujt është duke i shërbyer “vallja” që po hedh Partia Demokratike? E sigurt është që qëndrimi për të bllokuar vetingun nuk është pjesë e një loje për të siguruar më shumë vota, pasi sondazhet kanë treguar se reforma në drejtësi është mbase e vetmja pikë ku shqiptarët bëhen bashkë dhe 97% e tyre kërkojnë një zbatim sa më të shpejtë të saj.

Duke u vendosur kundër, PD është duke kryer një “vetëvrasje politike”. E megjithatë, ndryshe nga sa shumë media kanë komentuar, qëndrimi kondradiktor i PD-së kundër reformës në drejtësi dhe kundër integrimit europian të vendit, duket se nuk lidhet më vetëm me nevojën për të garantuar pasurinë e venë në mënyrë të paligjshme.

Qasja e re e opozitës duket se shënon një ndarje të qartë të politikës shqiptare, midis një lobi pro-europian dhe një axhende të dytë për vendin, një axhende të qartë të diktuar nga lobet ruse dhe pro-sllave në Ballkan. Nëse kjo do të konfirmohet si e vërtetë, në muajt në vazhdim qëndrimet e PD-së do të përshkallëzohen në “një frakturë” edhe më të thellë midis saj edhe perëndimit, me qëllim tërheqjen e vendit drejt një krize të re politike, e cila së paku i shërben qëllimit të bllokimit të integrimit të vendit. Pa dyshim, për politikën ruse, dobësimi i faktorit shqiptar në Ballkan është një objektiv parësor, pasi godet direkt interesat dhe influencën pro-perëndimore në Ballkan.

Në pritje të lëvizjeve të ardhshme në këtë lojë të komplikuar shahu, e vetmja gjë e sigurt është se PD po vendos jo vetëm fatet e saj, por edhe fatet e të gjithë vendit në lojën më të rrezikshme të shpikur ndonjëherë, në ruletën famëkeqe të rusëve.

Marrë nga lexo.al

Next Post
SOKOL BALLA/ Efekti boomerang i të qenit superstar

Përurohet Qendra e Komandës së Urgjencave, Rama: Nuk ka më vonesa, shërbimi në kohë reale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

FIFA zyrtarizon kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Botërorit, do të jetë 17 minuta

July 18, 2026
“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

July 18, 2026
Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

July 18, 2026
“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

July 18, 2026
Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

July 18, 2026
Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

July 18, 2026
Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

July 18, 2026
Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

July 18, 2026
Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

July 18, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Është marrë vendimi tashmë…

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In