• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja me Dvoranin, Meta hedh sot shortin me gogla për zgjedhjen e KED-së

by Java News
05/12/2019 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni i Presidentit bën të ditur se sot do të zhvillojë shortin për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pikërisht institucioni që është bërë mollë sherri muajt e fundit, për listimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot në ora 12:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Transmetim LIVE – TRANSPARENCË E PLOTË”, bën të ditur zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Në total KED-ja përbëhet nga një trupë prej 7 anëtarësh, ndërkohë që për këtë organ të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë zgjidhen edhe 3 anëtarë zëvendësues.

KED ka si funksion që të bëj vlerësimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Prokurorëve etj.

Si rrallë më parë, Presidenti i Republikës është përplasur kësaj here më kreun e KED-së, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe ndaj të cilit ka bërë një padi penale në Prokurori, shkruan panorama.

Zanafilla e sherrit nisi pikërisht për mënyrën se si kreu i KED sipas Presidencës zbatoi ligjin dhe i dërgoi kreut të shtetit dy lista për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kushtetueses në të njëjtën ditë, duke i hequr të drejtën të zbatojë afatet ligjore.

Çfarë thotë ligji për ngritjen e KED-së? Pika 3 e nenit 149/d të Kushtetutës së ndryshuar në vitin 2016, parashikon që Presidenti i përzgjedh me short anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë (që edhe e drejton këtë institucion), një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë, dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Por nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 10 dhjetor, por kreu i shtetit ka konfirmuar se do ta hedhë vetë shortin.

Por KED-ja mund të futet në ngërç nëse nis hetimi kundër Ardian Dvoranit pas kallëzimit të Metës kundër tij. Ligji e përcakton se nëse një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së. Kjo do të thotë se Ardian Dvorani, që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ka si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vettingut rrezikon që të përjashtohet nga rikandidimi nëse ndaj tij do të nisë një proces penal nga prokuroria, shkruan shqiptarja.com.

E gjithë kjo situatë do të thotë se nëse nis hetimi kundër Dvoranit pas kallëzimit të Ilir Metës ai mbetet jashtë KED-së dhe në kushtet kur nga Gjykata e Lartë nuk ka asnjë emër tjetër (pasi Medi Bici është anëtar i KLGj-së) ky institucion futet në ngërç. Prokuroria e Tiranës pasi regjistroi kallëzimin e Presidentit deklaroi se po bën verifikime. Ndërsa ligji e përcakton se anëtari përjashtohet vetëm nëse nisin hetimet kundër tij, por mbetet për t’u parë se si do të veprojë Meta sot.

g.kosovari

Next Post
Konfirmohet në detyrë kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela

Mbledhja e Grupit të PS-së/ Zbulohet kush do të jetë kryeprokurori i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In