Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi gjatë ditës së sotmë në Bulqizë.
Kujtojmë se konflikti mes dy shtetasve Florian Toçi dhe Adil Dema degradoi me pas në përplasje me armë, ku për fat të mirë nuk pati të plagosur.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Me datë 05.09.2022, rreth orës 11.50, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Serbinit”, Shupenzë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve F. T., dhe A. D., të cilët dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë zonën për të bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.d