• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodi i ri Zgjedhor/ Ilir Meta në ‘dorë’ të Gentiana Sulës: S’kandidon për deputet apo kryebashkiak pa certifikatë të re se s’ka qenë spiun

by Java News
05/09/2022 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta nuk do të pranohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të kandiduar për deputet, kryetar bashkie apo këshilltar bashkiak, pa paraqitur një certifikatë të re të pastërtisë së figurës, lëshuar nga Autoriteti i Dosjeve me në krye Gentiana Sula. Kështu parashikon nisma ligjore e mazhorancës, depozituar në Kuvend, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim për të dekumunistizuar Kuvendin dhe pushtetin vendor.

Projektligji i siguruar nga Report Tv parashikon shtimin e nenit 63/1 në Kodin Zgjedhor për verifikimin e pastërtisë së figurës për kandidatët në zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Sipas ndryshimit, partitë politike, 70 ditë para zgjedhjeve, paraqesin një formular për secilin kandidat të tyre në Autoritetin e Dosjeve, në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Të njëjtën rrugë duhet të ndjekin edhe kandidatët e pavarur.

Autoriteti i Dosjeve është i detyruar të kryejë verifikimin. Nëse vetëdeklarimi është i rremë në raport me rezultatin e verifikimit, çështja referohet nga KQZ-ja në Prokurori, ashtu siç vepron për formularët e rremë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkaq, ndryshon pika 3 e nenit 63, duke parashikuar që kandidat për t’u zgjedhur është vetëm personi, për të cilin përfundon me sukses procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës. Pra, KQZ nuk regjistron si kandidat një person, i cili rezulton i lidhur me ish Sigurimin e Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve ka referuar një dosje në Kuvend, sipas të cilës ish Presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke nënkuptuar se Meta ka paraqitur certifikata false për pastërtinë e figurës nga komisionet Bezhani dhe Mezini. Ilir Meta ka mohuar se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për falsifikim dhe manipulim të dosjeve. Megjithatë, Meta ka paralajmëruar rezistencë ndaj nismave të mazhorancës për largimin e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit nga Kuvendi dhe politika./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
“Po bërtisja, po digjesha”/ Përshkruan 49-vjeçarja që u sulmua me acid nga ish-bashkëshorti grek

"Po bërtisja, po digjesha"/ Përshkruan 49-vjeçarja që u sulmua me acid nga ish-bashkëshorti grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In