• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja e heshtur e mazhorancës, Ruçi e ktheu për votim ligjin e LSI

by A R
29/04/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji “Për vullnetarizmin” i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim është shoqëruar me një procedurë të çuditshme gjatë seancës së djeshme plenare dhe me një përplasje të heshtur mes dy aleatëve të koalicionit.

Projektligji në fjalë është votuar dy herë, dhe vetëm herën e dytë ai është miratuar me 74 vota pro dhe 1 votë abstenim. Nisma e propozuar nga dy deputetet e LSI-së, Kejdi Mehmeti dhe Silva Caka, gjatë nisjes së procesit të votimit ka “dështuar” që në votimin në parim, ku në sallë ishin prezentë 75 deputetë të maxhorancës, ndërkohë që në votim morën pjesë vetëm 70 deputetë.

Ky fakt duket se nuk i ka pëlqyer kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, cili u shpreh se projektligji nuk quhet i miratuar, pasi nga 75 deputetë vetëm 70 morën pjesë në votim. Ndërkohë që deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ka abstenuar. Deputeti Taulant Balla nga vendi i ka kërkuar Metës që të numërojë dhe votën abstenim e se bashkë me 70 të tjerat formohej kuorumi i 71 votave.

Por Meta ka theksuar me ton se: “Ligji nuk miratohet sepse nuk ishte kuorumi i mjaftueshëm. Vetëm 70 veta morën pjesë në votim”. Ndërkohë që deputetët e PS-së kanë sqaruar se disa deputetë nuk votuan me elektronikë për shkak të problemeve teknike,

Meta ka theksuar sërish: “Ju lutem, ishin 70 deputetë të pranishëm me elektronikë, pavarësisht se në sallë ishin 76 deputetë. Gjashtë deputetë nuk morën pjesë në votim. Nuk është faji i teknikës, kam përshtypjen”. Por kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka sqaruar Metën se deputetëve të PS-së nuk u punoi elektronika, ndaj kërkoi ribërjen e votimit. “Ju lutem, deputetë janë 75 në sallë, nuk u punoi elektronika, të përsëritet votimit ose atyre që s’u punoi elektronika të votojnë me karton. Ky është rregull”.

Ndërkaq, Meta pranoi kërkesën e Ruçit për të ripërsëritur votimin. Gjatë votimit të dytë, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ka votuar sërish abstenim me elektronikë, çka acaroi nënkryetarin e Grupit, Taulant Balla, i cili i kërkoi të ndryshojë votën. “O Vasilika, o Lika, po ndryshove 700 nene dhe tani voton abstenim?”, iu drejtua Balla, ndërkohë që kreu i Parlamentit, Ilir Meta, ka kërkuar që të mos u bëhet presion deputetëve. “Zoti Balla, deputetët do të votojnë sipas bindjes së tyre”, tha Meta.

Por pas kësaj ndërhyrjeje, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, e kishte shprehur kundërshtinë edhe në Komisionin e Ligjeve për nismën e “vullnetarizmit”, e ndërroi votën në “pro”, duke iu bashkuar vendimit të Grupit. Ndërsa deputetët e tjerë të PS-së, Esmeralda Shkjau, Namik Dokle dhe Valentina Leskaj herën e dytë votuan me elektronikë, por për siguri ngritën dhe kartonin jeshil. E vetmja votë abstenim ishte e deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili në parim kishte votuar pro. Disa minuta pasi votimi kishte mbaruar, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tentoi të sqarojë Metën se dhe votimi i parë me 70 vota ishte i vlefshëm. “Meraku im nuk është te gabimi që u bë, por të mos krijohet një precedent i gabuar në kundërshtim me Kushtetutën. Shumica ishte në sallë, mjaftojnë të jenë 71 në sallë dhe ligji kalon dhe me 36 vota”, tha Xhafaj. Por Meta iu drejtua duke thënë: “E sqarojnë pra te Këshilli”. (Panorama)

Next Post

Makina del nga rruga, vdes 14-vjeçari në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In