• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja me armë te Komuna e Parisit, Lorenc Hoxha i gjakosur la makinën pa frena

by Java News
04/08/2017 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e kësaj rruge, rreth orës 19:45, duke tronditur zonën dhe shkaktuar panik te dëshmitarët e rastit. Të shtënat e dyanshme mes dy mjeteve në lëvizje kanë shkaktuar plagosjen e Lorenc Hoxhës, 24 vjeç. Fatmirësisht, nga shkëmbimi i breshërive të plumbave nuk u lënduan kalimtarë. Burime policore konfirmuan dje se personi i plagosur në ngjarje ishte 24-vjeçari nga Dibra, Lorenc Hoxha. Atij i është shkaktuar një dëmtim në shpatull dhe në dorë. Pas ngjarjes, Hoxha është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi Lorenc Hoxha, 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore situata e tij shëndetësore është vënë nën kontroll të plotë, duke mos krijuar asnjë rrezik për jetën e tij. Policia e Tiranës tha dje se u sinjalizua për ngjarjen nga telefonata e një qytetari në numrin e emergjencave 112, rreth orës 19:55. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbime policore, të cilat kanë konstatuar mjetin e 24- vjeçarit, në tunelin e një pallati. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit, si edhe planizuar shërbime që nisën krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas veprimeve të para hetimore të kryera pranë vendit të ngjarjes, ka rezultuar se i riu Hoxha ka qenë mbrëmë në drejtimin e një mjeti tip “MercedesBenz”, ngjyrë të bardhë, me targa AA 777 RT. Ky mjet ishte në pronësi të Xh. Hoxhës. Lorenci ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër. Pas të shtënave, ai ka devijuar në një nga rrugicat e lagjes. Aty ata kanë braktisur mjetin të pasiguruar me frenat e dorës dhe është parë të largohet i gjakosur në rrugicat mes pallateve, raporton Panorama. Sipas dëshmitarëve pranë vendit të ngjarjes, mjeti ka bërë lëvizje të lirë për shkak të terrenit të pjerrët në drejtim të tunelit të një pallati. Në pjesën e brendshme të tunelit mjeti “Mercedes” është mbështetur në murin anësor, pa u dëmtuar. Ekspertët kriminalistë bënë këqyrjen e plotë të mjetit për të administruar prova të nevojshme për hetimin. Një nga veprimet më të para të pritshme është marrja në pyetje e të plagosurit Lorenc Hoxha, në lidhje me dijeninë e tij për autorët e ngjarjes, apo konflikte dhe probleme që ai mund të ketë pasur me persona të tjerë.

ma.me

Next Post
Konjufca i VV: Vota e Teutës, këmbim për aktakuzën ndaj Ukës

Konjufca i VV: Vota e Teutës, këmbim për aktakuzën ndaj Ukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com