• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Konjufca i VV: Vota e Teutës, këmbim për aktakuzën ndaj Ukës

by Java News
04/08/2017 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekret publik që s’po e thotë askush, por që duhet thënë e ka cilësuar deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca votën eventuale të Teuta Rugovës për PAN-in në këmbim të aktakuzës ndaj vëllait të tij.Nëse ajo voton për kryeparlamentar Kadri Veselin, e për kryeministër Ramush Haradinajn atëherë ky, sipas Konjufcës, do të ishte një lajm shumë i keq për Kosovën.

“Në kuptimin që zonja Rugova nuk do të votonte për vete, por do të votonte për vëllanë e vet, i cili përballet me një aktakuzë shumë të rëndë për falsifikim të vizave”, ka thënë Konjufca, teksa vetë ka shtruar pyetjen se çka do të thoshte kjo për Kosovën?

“Për Kosovën kjo, kur ne përballemi me një proces të përmbushjes së kushteve për liberalizim të vizave, do të ishte katastrofale.

Do të ishte një Qeveri, e cila e manipulon familjen e Ibrahim Rugovës dhe djalit të tij, i cili ka përfunduar në gjyq dhe në burg për falsifikim të vizave dëshirojnë t’i bëjnë favore duke i manipuluar motrën e vet dhe duke e detyruar atë që të votojë për Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn në shkëmbim të krijimit të favoreve për vëllanë e vet gjatë procesit gjyqësor. Mendoj se kjo nuk ka lidhje me Teuta Rugovën personalisht, por kjo ka lidhje me Ukë Rugovën.

Kjo për Kosovën dhe për Komisionin Evropian do të thotë se ekziston një nomenklaturë në Kosovë, e cila për ambicie personale politike është në gjendje që të përmbysë një proces gjyqësor, i cili ka të bëjë me falsifikim të vizave. Ata që kanë me na i dhënë vizat, i kanë shiku dy procese: Procesin me falsifikim të pasaportave edhe me manipulimin e tenderit, si dhe procesi me Ukë Rugovën.

Nëse në Kosovë falsifikon viza dhe pushteti të nxjerr prej burgut për shkak se ke falisfiku viza, vetëm për të marrë një votë, kjo është shumë shenjë e keqe për Kosovën. Mendoj se më së paku procesi do të bllokohej edhe për pesë vite të tjera”, ka thënë Konjufca në një edicion special të Interaktivit në KTV. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Dy vajza rrihen dhunshëm njëra me tjetrën për një mashkull

FOTOT/ Dy vajza rrihen dhunshëm njëra me tjetrën për një mashkull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

August 14, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 15 Gusht 2026

August 14, 2026
Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

August 14, 2026
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

August 14, 2026
Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

August 14, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

August 14, 2026
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

August 14, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com