• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasi 9 automjete dhe 1 motor për t’i ikur policisë, burg për 31 vjeçarin/ Shfaq pendesë: Isha në panik e ankth, marr mjekim.. 

by Os De
08/10/2025 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin alias Uka që shkaktoi kaos dhe dëme teksa tentoi t’i arratisej policisë me armë në makinë. Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motor, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar, të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij. 

Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e urdhërojnë të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i jep gaz makinës në Zonën e Liqenit të Thatë duke u larguar me shpejtësi. Në pamjet e publikuara nga Policia, shihet momenti kur efektivët i vihen të riut në ndjekje duke e arrestuar dhe duke i sekuestruar edhe pistoletën që kishte me vete. Para togave të zeza ai ka kërkuar falje dhe gatishmëri për të kompensuar dëmet materiale 

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”. 

Krrashi rezulton një emër i njohur për drejtësinë pasi është dënuar në Itali për vjedhje si pjesë e grupit të Edison Pulës. Edison Pula dhe Imer Krrashi u arrestuan në shkurt të vitit 2022 teksa i pari në atë kohë 27- vjeç akuzohej për 50 vjedhje në Trentino. Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjejeve kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto. 

Next Post
Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, zbulohen projektvendimet e socialistëve për dy komisionet e posaçme

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, zbulohen projektvendimet e socialistëve për dy komisionet e posaçme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha takohet me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Bukureshti mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë

Ministri Hoxha takohet me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Bukureshti mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë

November 5, 2026
“Vdiqa dhe u ngjalla përsëri!”- Rrëfimi prekës i Sarandës, vajzës që u kthye nga koma: Isha në parajsë, ja se çfarë pashë atje…!

“Vdiqa dhe u ngjalla përsëri!”- Rrëfimi prekës i Sarandës, vajzës që u kthye nga koma: Isha në parajsë, ja se çfarë pashë atje…!

November 5, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

November 5, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth

November 5, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In