Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali, ku një djalë i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën. Viktima është 20-vjeçari i quajtur Kaizer Alizoti, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon.
Aksidenti ndodhi midis Borgonovës dhe Pianellos. 20-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, raportojnë mediat italiane.
Mjekët që shkuan në vendngjarje nuk mund të bënin asgjë për të riun me origjinë nga Shqipëria.
Ndërkohë, policia italiane po rindërton skemën e aksidentit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Raportohet se 20-vjeçari, i cili banonte në Castelnovo, po shkonte për në punë kur u përfshi në aksident.
/a.r