• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku po shkon PD ?

by Artur Ajazi
15/04/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Lufta brënda llojit, mes sheikëve dhe bosëve në Partinë Demokratike, ka marrë ngjyrime të reja. As që bëhet fjalë, për rikthim në të shkuarën. Grupimi i “Rithemelimit” dhe celula e Bashës, i kanë shpallur luftë pa kompromis njeri-tjetrit. Pushtimi dhe ripushtimi i selisë, shkatërrimi dhe “ribashkimi” (sipas Saliut) i asaj partie, mbeten vetëm maja e “Ajsbergut”, që po shoqëron debatin destruktiv prej disa javësh. Qëllimi ishte dhe mbetet tjetër gjë. Rimarrja e zyrës, selisë, ndryshimi i “bravave”, simboleve, bojës së brëndshme dhe orendive, janë pergatitjet e para të një qëndrimi të gjatë të Sali Berishës dhe grupit “Zjarri” në atë parti. Ku po shkon në fakt Partia Demokratike, sa shanse ka ajo të ribëhet, të ribashkohet, të ridimensionohet në një opozitë reale konstruktive ? Dhe fakti është se deri tani, ka ZERO shanse. Në rrethe, Berisha ka nisur “komisarët” e tij, të cilët duke mos pyetur fare zërin dhe mendimin e bazës, po nxjerrin emra kandidatësh (që nuk janë votuar kurrë nga anëtarësia) si pretendentë për kryetarë degësh. E njëjta gjë po ndodh edhe me strukturat e tjera, FRPD, LGD, etj. Njerëzit e Bashës, madje edhe ata që po përbetohen se “nuk e kemi dashur kurrë Lulin”, po largohen, dhe po zëvëndësohen me besnikë të grupit të “Zjarrit”. Ditët e fundit, mes dy grupimeve, ka nisur edhe beteja e milionave. Berisha po ndërsen brënda dhe jashtë njerëz të akuzojnë dhe damkosin Bashën, kryetarin e grupit parlamentar, kurse nga ana e tij ish-kryetari i dorëhequr, po kërkon “hetim për çdo “non-grata”, ku nuk ka përtuar të kërkojë “hetim edhe për pasurinë e padrejtë të tyre”. Natyrisht fjala ishte padyshim për Berishën. Natyrisht lufta nuk ndalet këtu. Veç “parave ruse”, mësohet se Sali Berisha do ti hapë Lulit, edhe dosjen e rrugës së Kombit dhe dosje të tjera qysh nga koha kur ishte ministër dhe kryetar bashkie. Por edhe Basha, ka vendosur të “nxjerrë artilerinë e rëndë”, pasi është njeriu i vetëm që di shumë, lidhur me aferat e ish-liderit, duke mos u kursyer më. Por sërish ata që mbeten idealistë në atë parti, nuk ngurrojnë të pyesin “ku po shkon kjo PD” ? Si ka mundësi që një grup milionerësh nga dy kahet e dyluftimit mes tyre, të marrin peng të ardhmen e asaj partie, të lënë vendin pa opozitë, sepse duhet domosdo të mbrojnë Sali Berishën, pensionistin e politikës destruktive, njeriun që prej kohësh drejtësia duhej ta kishte ulur në karrigen e të akuzuarit. Por ai po e gëzon siç ka qejf “pensionin”, duke u marrë aktivisht me politikë, duke mos e lënë të qetë Shqipërinë dhe partinë, dhe së fundit duke u rikthyer si “lider” i saj, pas afro 9 vitesh tërheqje. Duket sikur fati i Partisë Demokratike, u parashkrua qysh në 1992, kur në krye të saj erdhi Berisha, ish-komunisti i devotshëm, që “hop” u konvertua brënda 24 orësh në “demokrat” nga udhëheqësi tij shpirtëror Ramiz Alia. Ai nuk ka ndërmend të ikën, dhe as që mendohet se ai do të largohet ndonjëherë prej saj, deri në sekondat e fundit të jetës. Vendi do të mbetet pa opozitë ? As nuk i kërcet fare atij njeriu, që ka vendosur të “ballcamoset” në zyrën e kryetarit të asaj partie,vetëm të jetë pengesa e vetme e ardhmërisë së shqiptarëve drejt demokratizimit, zhvillimit, integrimit, dhe anëtarësimit në BE. Ndoshta ka ardhur koha dhe momenti, që vendi të ketë një opozitë të re, larg dogmave, eksperiencave dhe makabriteteve që kemi parë prej 30 vitesh, nga një parti klanore, krahinore, dhe pa asnjë qasje drejt lirisë dhe demokracisë brëndshme të saj. Kjo është emergjencë kombëtare, pasi ndryshe demokracia në këtë vend nuk mund të funksionojë……..
Next Post
Gati në shtator shkolla e re në Qesarakë, Veliaj: Tirana ka infrastrukturën arsimore më të mirë në 100 vitet e fundit

Gati në shtator shkolla e re në Qesarakë, Veliaj: Tirana ka infrastrukturën arsimore më të mirë në 100 vitet e fundit

Comments 2

  1. Qipan Vuqidolja says:
    4 years ago

    O Tur Ajazi, esenca e shkrimit tënd, duke e përkthyer në SHQIP-SHQIP, tamam me turbofolk, siç e duan foltoristët që ta kuptojnë mirë e tu hyjë THELLË në tru është se PD, PO SHKON NË P………..TË SËMËS….
    Kaq, shkurt dhe qartë.

    Reply
  2. Ρrushi says:
    4 years ago

    Në hale të gomerëve të shkojë !
    Sa është Berisha gjallë. Do një 10 vjeçar pas vdekjes të malokut të ribëhet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta testohen sot, Kumbaro: Është hapi i parë drejt suksesit tuaj!

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta testohen sot, Kumbaro: Është hapi i parë drejt suksesit tuaj!

May 21, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

FOTO / Seanca për “Sterilizimin”, Beqaj për herë të parë jashtë ‘kafazit’ në gjyq

May 21, 2026
VIDEO / Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, pamje nga aksidenti fatal në Shkodër

VIDEO / Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, pamje nga aksidenti fatal në Shkodër

May 21, 2026
100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

May 21, 2026
Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, vihen në pranga drejtuesit e dy automjeteve

Një viktimë dhe dy të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik në Shkodër

May 21, 2026
SHBA-të heqin sanksionet për raportuesen e OKB-së për Palestinën

SHBA-të heqin sanksionet për raportuesen e OKB-së për Palestinën

May 21, 2026
Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

DETAJE/ Socialistët propozojnë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit

May 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Plagosje te “Nisharaku” në Tiranë, policia jep detajet e para

May 21, 2026
Aksident tragjik në unazën e Shkodrës, ndërron jetë 50-vjeçari

Aksident tragjik në unazën e Shkodrës, ndërron jetë 50-vjeçari

May 21, 2026
Për të pestin vit me radhë në krye të listës/ Ky është populli më i lumtur në botë. Në cilin vend renditet Shqipëria, Kosova më e lumtur

Indeksi i BE-së: Shqiptarët po harxhojnë gjithmonë e më shumë për argëtim

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In