• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përplasen luftanijet turko-greke. Athina: Aksident! Ankaraja: Provokim

by Java News
15/08/2020 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një luftanije greke dhe një turke u përplasën në ujërat lindore të Mesdheut ditën e mërkurë, në një ngjarje që Athina e vlerësoi si aksident, ndërsa Ankaraja si provokim.

Tensionet mes dy aleatëve të NATO-s janë përshkallëzuar ditët e fundit pas vendimit të Turqisë për të nxjerrë anijen “Oruç Reis”, të shoqëruar nga anije luftarake në kërkim të naftës dhe gazit në ujëra territoriale që pretendohet nga të dyja palët.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, që u mblodhën përmes një telekonference bënë thirrje për qetësi.

Anija turke e kërkimit të naftës dhe gazit lundroi për ditë me radhë në ujërat mes Qipros dhe ishullit të Kretës, në zonën detare që Turqia e pretendon si territor të saj pas marrëveshjes me Libinë.

Lëvizjet e anijes turke u ndoqën nga një numër i madh frigatash të flotës detare greke. Njëra prej tyre, “Limnos” u përplas me luftanijen turke “Kemal Reis”, pjesë e luftanijeve shoqëruese të “Oruç Reis”.

Anija greke manovroi duke shmangur në momentet e fundit përplasjen ballore, por nuk e shmangu dot fërkimin e harkut të saj me pjesën e pasme të frigatës turke, ngjarje që vetëm dje u mor vesh.

Një burim nga Ministria greke e Mbrojtjes i minimizoi përmasat e ngjarjes. Sipas burimit bëhet fjalë për një “mini-përplasje” aksidentale.

Asnjëra prej anijeve nuk pësoi dëmtime, madje anija greke “Limnos” mori më vonë pjesë e stërvitjen e përbashkët detare me flotën franceze në brigjet e Kretës.

Por, dëmi më i madh, sipas Turqisë është provokimi grek. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu tha se Athina duhet të veprojë me maturi dhe vetëpërmbajtje, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Europian që të ndalojë së përkëdheluri Greqinë. Turqia paralajmëroi gjithashtu edhe Francën që të qëndrojë larg përplasjes së saj me Greqinë.

“Greqia duhet të ndalojë së provokuari Oruç Reis, sepse përndryshe rrezikon që të përballet me pasojat. Edhe Bashkimi Europian nuk duhet që të mbështesë Greqinë në formë të pakushtëzuar”, deklaroi kryediplomati turk ditën e premte nga Zvicra.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias foli me një gjuhë më të përmbajtur. Ai tha se shpresonte që të gjitha palët të veprojnë sipas ligjeve ndërkombëtare, në një deklaratë të bërë nga Vjena, ku u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo.

“Gjithçka mund të marrë një zgjidhje, por për të gjetur zgjidhjen duhet të pyesni turqit”, tha Dendias.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan tha se luftëanija turke, “Kemal Reis” i rezistoi një sulmi grek dhe paralajmëroi hakmarrje.

Bashkimi Europian është vendosur në krah të Greqisë. Një burim i Reuters tha se Presidenti i Këshillit, Charles Michel e ritheksoi mbështetjen për Athinën gjatë një bisede telefonike me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

Greqia nga ana tjetër i ka kërkuar Bashkimit Europian që të vendosë sanksione ndaj Turqisë, thirrje që nuk ka gjetur mbështetjen e nevojshme. Në vend të kësaj, Ministrat e Jashtëm të BE bëni thirrje për qetësimin e situatës dhe uljen e dy palëve në tryezën e bisedimeve.

Turqia është shprehur e gatshme që të ulet në tryezë, me ndërmjetësimin e Zvicrës, që është shprehur e gatshme ta kryejë këtë rol.

Next Post
I shkatërruar plotësisht pas humbjes me Bayern: Fotoja e Lionel Messit bën xhiron e botës

I shkatërruar plotësisht pas humbjes me Bayern: Fotoja e Lionel Messit bën xhiron e botës

Comments 1

  1. Qwerty says:
    6 years ago

    Do keye qene si “aksidenti” i Korfuzit ku anglezet perdoren ne ujera greke per provokim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In