Dy makina janë përfshirë në një aksident këtë të martë, rreth orës 13:20 në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.
Burime zyrtare thonë se në aksident janë përfshirë një Fiat me targë AA382GY me drejtues A. J. 42 vjeç banues në fshatin Shirq, Shkodër, i cili është përpalsur me një Benz me targë SH2225E me drejtues Gj. L. banues lagje Tre Herojt, Shkodër.
Për pasojë i dëmtuar ka mbetur shoferi i Fiatit. 42-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Ndërkohë në vendngjarje, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
a.ç