• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për t’u shfaqur si i “pari i drejtësisë”

by Mero Baze
05/05/2020 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Beteja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin nuk është një debat ku ka vlerë procedura, por mesazhi politik që Ilir Meta kërkon të japë, si i “pari” i drejtësisë. Ardian Dvorani si kryesues i KED (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi), e ka të lidhur mandatin me faktin që është ende në detyrë, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Afati i mandatit të tij si anëtar i Gjykatës ka përfunduar, por ai nuk është zëvendësuar ende. Për këtë arsye ai është ende kryetar i KED.

Ai doemos që do të largohet këtë vit, pasi procesi i plotësimit të Gjykatës së Lartë po ecën shpejt. Dhe Ilir Meta e di këtë.

Këmbëngulja e tij për të hequr Dvoranin këtë javë, pasi pati një pranverë politike me Qeverinë, gjatë periudhës së pandemisë, është në të vërtetë një përpjekje e tij për të fituar autoritet mbi institucionet e drejtësisë, KED, dhe KLGJ (Këshillin e Lartë Gjyqësor), dhe për të demonstruar se ka një shumicë pro tij, brenda këtyre institucioneve.

Asgjë më shumë nuk i hyn në punë zëvendësimi i Dvoranit këtë javë, apo pas disa muajsh.

Të gjitha interpretimet e tjera dhe ato krahasimet që bëjnë me vendet vakante në Gjykatë Kushtetuese, janë pa vlerë, pasi nuk janë të ngjashme.

Kur bëhen plotësime në Gjykatë Kushtetuese, sipas Kushtetutës sonë, shpallet vakanca për vendin e një anëtari konkret që i mbaron afati. Personi që fiton merr vendin e një gjyqtari të caktuar. Nëse ai se ka konsumuar mandatin, ky merr pjesën e mbetur, nëse e ka konsumuar merr mandatin e ri të plotë.

Në Gjykatën e Lartë, sipas Kushtetutës, vendi vakant është në parim, pra largohet një gjyqtar dhe shpallet vendi vakant, por ai që zgjidhet ka mandatin e tij, pamvarësisht nëse e ka konsumuar apo tejkaluar personi që ka liruar vendin.

Në këtë kuptim, rasti Dvorani nuk ngjan me rastet e vakancave të Gjykatës Kushtetuese që përdor Ilir Meta në argumentet e tij.

Por Ilir Meta nuk e ka hallin se Dvorani ka kaluar shumë kohë që ka tejkaluar mandatin. Kur tejkalon afatin kohor në një institucion për arsye që nuk varen nga ty, njësoj është dhe kur e kalon një muaj, dhe një vit, apo disa vite. Fjala vjen, për shkak të presidentit dhe kapriçove të tij, kryetari i Kontrollit të Shtetit ka kaluar afatin me një vit, është larguar e është detyruar të rikthehet prapë. Por ky nuk është faji i tij, por i përpjekjeve të presidentit për të kapur një institucion.

Por beteja e Ilir Metës në këtë rast, është më shumë se sa Dvorani. Është një betejë për të dhënë mesazh se ai tani ka situatën nën kontroll në KED dhe Këshilin e Lartë Gjyqësor. Jo pa qëllim sulmin e bëri pasi çertifikoi dhe raportet pozitive me Qeverinë, për ta bërë dhe më të plotë diversionin.

Ndaj injorimi i këtij revanshi ka rëndësi që këto institucione të mos ndjehen nën një presion politik të presidentit. Konsultimi me EURALIS dhe OPDATE, është rruga e duhur për ta mbajtur në shina profesionale debatin.

Një fitore politike e presidentit kundër institucioneve të Reformës në Drejtësi, është një sinjal i keq për pavarësinë e tyre. Ai thjeshtë duhet injoruar dhe duhet lënë jashtë këtij procesi.

Aq më tepër që me Dvoranin ai ka dhe konflikt interesi, pasi ka qenë i pandehur i tij dhe do të tingëllonte dhe si hakmarrje ndaj një gjyqtari që ka dashur ta dënojë.

Next Post
Atentati me një të vdekur ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet një 29-vjeçar (DETAJE)

Atentati me një të vdekur ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet një 29-vjeçar (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In