• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me një të vdekur ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet një 29-vjeçar (DETAJE)

by A R
05/05/2020 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet një i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar, atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Mësohet se Policia e Durrësit ka arrestuar 29-vjeçarin Ariol Halilaj që dyshohet si bashkëpunëtor i autorëve.

I vetmi i arrestuar për ngjarjen e rëndë është Redjan Rraja i cili ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë “arrest me burg”.

Zyrtarisht policia deklaron se “vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi Arjan Ndoji, 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi Aleksandër Laho dhe shtetasi Andi Maloku, i cili më pas ndërroi jetë në spital”.

Në vijim të punës intensive që po kryen grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Durrës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si rezultat i provave të siguara u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Ariol Halilaj, 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi Redjan Rraja, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë.

Gjithashtu, po si rezultat i kontrolleve të shpejta në territorin e Drejtorisë Vendore Durrës, brenda një kohe të shkurtër, në fshatin Shkafane, Durrës, është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për zbardhjen e plotë të kasaj ngjarjeje, kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në të.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të telefonojnë në 112 apo Komisariatin Dixhital për çdo informacion të mundshëm për këtë ngjarje dhe për çdo paligjshmëri tjetër, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Next Post
“Mos u afroni shumë”, Kryemadhi komenton qëndrimin e Metës: Burrat janë frikacakë, 5 minuta e kanë…

"Mos u afroni shumë", Kryemadhi komenton qëndrimin e Metës: Burrat janë frikacakë, 5 minuta e kanë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

August 21, 2026
“Politico”: Borxhi amerikan prej 40 trilionë dollarësh kërcënon Evropën, Franca nën presion dhe në “zonën e rrezikut”, Italia e Spanja…

“Politico”: Borxhi amerikan prej 40 trilionë dollarësh kërcënon Evropën, Franca nën presion dhe në “zonën e rrezikut”, Italia e Spanja…

August 21, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

August 21, 2026
Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër, zbulohet shkaku!

Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër, zbulohet shkaku!

August 21, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

August 21, 2026
Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risi në afatet për punësimin e të huajve, miratimi brenda 1 dite! Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës

August 21, 2026
Turqia i kërkon Interpolit arrestimin e kryeministrit izraelit Netanyahu, ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Nën akuzë për sulmin ndaj Flotiljes ‘Global Sumud’

Turqia i kërkon Interpolit arrestimin e kryeministrit izraelit Netanyahu, ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Nën akuzë për sulmin ndaj Flotiljes ‘Global Sumud’

August 21, 2026
Policia spanjolle ia shënon emrin Guardiolas në listën e rebelëve

“Nëse vdes pasioni…”- Fjalimi tronditës i Guardiolës para lojtarëve: U divorcova nga gruaja më e bukur në planet

August 21, 2026
Aksident i rëndë te “Pushimi i shoferit”, makina përplaset me furgonin e udhëtarëve! 2 të plagosur në spital, disa të tjerë të lënduar

Aksident i rëndë te “Pushimi i shoferit”, makina përplaset me furgonin e udhëtarëve! 2 të plagosur në spital, disa të tjerë të lënduar

August 21, 2026
Humbën betejën për privatësinë, Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley do t’i paguajnë 9.5 milionë paund botuesit të “Daily Mail”!

Humbën betejën për privatësinë, Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley do t’i paguajnë 9.5 milionë paund botuesit të “Daily Mail”!

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com