• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përpjekje për të pushkatuar pa gjyq, hapjen e listave

by Mero Baze
17/07/2020 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mënyra që kanë zgjedhur Ilir Meta dhe Lulzim Basha, se si të mos flasin për ndryshimet kushtetuese, por t’i dënojnë ato “pa gjyq”, ka hyrë gjatë natës që shkoi në një fazë të re. Presidentit Meta, i cili mezi ka pritur të zbardhë dita, pasi i ka prishur gjumin një SMS, i ka prishur rehatin edhe Lulzim Bashës, duke e zgjuar herët, që të sigurohet për rrugën që do të ndjekin.

Eshtë fjala për sugjerimin që ndryshimet kushtetuese të propozuara, duhet të kalojnë në Këshillin Politik.

Propozimet nuk vijnë nga Partia Socialiste, por nga opozita parlamentare, dhe ato janë bërë publike. Këto propozime Rudina Hajdari tentoi t’i bëjë në Këshillin Politik, por e kufizuan dhe në fund e detyruan të votonte dakordësinë e 5 qershorit, që hodhi poshtë rekomandimet e OSBE/ODHR për reformën zgjedhore.

Por disa ambasadorë perëndimorë, i sugjeruan asaj dhe të tjerëve, se mund ta vazhdonin betejën. Dhe kjo, pasi  Lulzim Basha kishte gënjyer disa diplomatë perëndimorë, duke u thënë se ai është pro listave të hapura, por nuk i lejonte Edi Rama.

Tani opinioni publik para se të mësojë procedurat me të cilat kërkojnë ta pushkatojnë pa gjyq hapjen e listave, do të dijë nëse Meta dhe Basha janë pro apo kundër hapjes së listave.

Ky është thelbi i debatit. Qytetarët nuk janë të interesuar se me çfarë procedurash do shkohet atje, por a ka dakordësi për këtë gjë.

Meqë Ilir Meta ka mbetur pa gjumë gjithë natën nga një SMS dhe Lulzim Basha ka prishur gjumin e mëngjesit për të shkuar në Presidencë, ata do të ishte mirë të deklaronin para qytetarëve se të dy janë pro hapjes së listave, ose kundër hapjes së listave, se janë pro koalicioneve me lista të përbëra, ose pro koalicioneve me listë të përbashkët, se janë pro pragut 3 për qind kombëtar, ose janë pro heqjes së pragut, siç e kanë propozuar.

Nëse ata e sqarojnë këtë çështje publikisht me qëndrime zyrtare, atëhere arijmë në përfundimin nëse Kushtetuta duhet ndryshuar apo jo.

Nëse ata janë pro, atëhere Kushtetuta duhet ndryshuar. Dhe për këtë nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Politik.

Nëse janë kundër ndryshimeve të Kushtetutës, përsëri nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Politik, se ata janë kundër dhe nuk do ta miratojnë.

Menyra që kanë zgjedhur të mos flasin për çështjen, por të bëjnë sherr për modalitetet, është hileqare dhe bëhet për të mashtruar opinionin publik.

Ata po tentojnë të përdorin një mekanizëm me të cilin bllokuan rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të bllokuar dhe propozimet e opozitës parlamentare.

Në këtë rast vlen vetëm fjala e tyre dhe qëndrimi i tyre zyrtar. Nëse ai është pro, atëhere s’ka nevojë për debat. Nëse është kundër, po ashtu s’ka pse humbet kohë që qëndrimin kundër ta thonë në një mbledhje tjetër që quhet Këshill Politik. Sa për afate, jo një vit para, por Basha ka ndryshuar Kushtetutën një javë para zgjedhjeve, për hallin e tij.

Kodi i parafundit zgjedhor i vitit 2003, miratuar me ligjin 9087, parashikon koalicione me listë të përbashkët, ku koalicioni paraqitet si subjekt i vetëm në fletë votimi. Kjo formë koalicioni u hoq me ligjin 10019 datë 29 dhjetor 2009, gjashtë muaj para zgjedhjeve, duke prodhuar një tip liste të përbërë brenda koalicionit, që nuk e ka asnjë vend në botë. U prodhua nga nevoja e Sali Berishës.

Zgjedhjet u zhvilluan gjashtë muaj pas ndryshimeve ligjore, dhe askush nuk u ankua. Sot po kërkohet të rikthehet forma e koalicionit e vitit 2003, dhe jo ndryshimi i sistemit.

Ndryshe nga ata, Edi Rama e ka bërë qëndrimin publik. Ai është pro atyre ndryshimeve që propozon opozita parlamentare. Dhe bashkë me ata, i ka votat. Nëse Meta e Basha duan t’i bashkohen me propozimet e tyre, janë në kohë. Nëse nuk duan, nuk është koha e tyre që të bllokojnë hapjen e listave, koalicionet me listë të përbashkët dhe heqjen e pragut. Ata e morën atë që kërkuan në Këshillim Politik.

Kjo nuk është Republika e Dëshirave të Lulzim Bashës, që t’i plotësohet  jo vetëm dëshira për atë që do ai, por dhe për atë që nuk do ai, të marrin të tjerët.

Next Post
Video e kryebashkiakut duke pirë kokainë/ Analisti: Rama të zgjedhë njerëz me sa më pak cene

Tre opozitat

TË FUNDIT

“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

August 22, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Dollar për dollar”- Rikthehen tensionet ekonomike, Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-të, Carney paralajmëron tarifa reciproke

August 22, 2026
Zbulohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në trotuar, Gjykata e Durrësit lë në burg taksistin!

August 22, 2026
BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

“Ky është terror i planifikuar”- Kaja Kallas dënon Rusinë për sulmin me 16 të vrarë në Ukrainë: Sanksione më të forta!

August 22, 2026
“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

TikTok humb betejën ligjore, arrin marrëveshje me qeverinë e SHBA për të paguar 400 mln dollarë, shkeli privatësinë e fëmijëve!

August 22, 2026
Policia greke publikon identitetin e fotot e 19 të arrestuarve për vjedhje, 17 prej tyre shqiptarë (EMRAT+FOTO)

Në arrati dhe i dënuar për mashtrim, shqiptari kapet pas 12 vitesh i fshehur në Greqi, pritet të ekstradohet!

August 22, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

August 22, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

August 22, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

“SHBA kontroll të plotë në Hormuz”- Trump mesazh Iranit: Ata nuk janë gati që të bëjnë marrëveshjen e duhur!

August 22, 2026
Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com