• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Tre opozitat

by Skënder Minxhozi
17/07/2020 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ilir Meta, Lulzim Basha, Rudina Hajdari. Tre persona, politikanë që të tre, me një emërues të përbashkët: reklamojnë, secili nga poltroni i tyre, fondin njerëzor e politik të opozitës shqiptare. Dy të parët i njohin të gjithë. I pari ka thënë për të dytin se nuk i duhet besuar as kur e pyet sesa është ora. I dyti ka thënë për të parin se është streha e fundit e maskarenjve, kurse e treta kërkon t’i rrëzojë që të dy të mësipërmit, duke hapur listat dhe duke provokuar kështu një mini-revolucion në skenën politike shqiptare.

Meta, Basha dhe Hajdari, përfaqësuesit e tre opozitave: asaj që kërcënon nga Presidenca (institucioni, në letër, më i pavarur i imagjinueshëm i këtij vendi!),  tjetri, i opozitës që gjuan me bojë e shashka nga rruga, dhe e treta, opozita e përçmuar, e tallur dhe e pakonsideruar e “mbetjeve” të Parlamentit. Që të tre janë shumë aktivë këto orë. Dhe siç pritet, më aktivi prej të treve është Presidenti, i cili ka më shumë vite eksperiencë se dy të tjerët dhe ka mësuar “më parë hilet, se rregullat e lojës”, siç e ka përcaktuar në mënyrë ekselente një gazetar i vjetër shqiptar. Ilir Meta po kryen një xhiro të ethshme lëvizjesh këto orë, duke pritur e ri-pritur në Presidencë Lulzim Bashën, me një shpërfillje skandaloze për institucionin dhe tagrin që përfaqëson, të cilën s’e kishte kaq ekstreme dhe të shprehur as Bujar Nishani në ditët e tij presidenciale. Mjafton një sms nga rruga që Meta të thërrasë Bashën – një komedi e vërtetë për institucionin e kreut të shtetit.

Sa për Lulzim Bashën, ai s’e ka problem të shkojë ku ta thërrasin. Ashtu si në mars, Basha këto orë po kalon një gjendje konfuzionale të plotë, teksa sheh Metën që t’i marrë nga dora punën për të cilën paguhet. Madje duke vajtur me vrap në Presidencë, për të bërë pohime “kineze” të tipit “jemi dakord që çdo propozim kushtetues duhet të kalojë përmes tryezës së partive”! Gjë që PD e ka thënë përditë deri në mërzi, shumë kohë para Ilir Metës!

Basha ja ka dorëzuar me qejf stafetën Metës, sepse që nga maji 2017 ka marrë tmerr nga negociatat me Ramën. Aq sa dhe marrëveshjen e 5 qershorit për zgjedhjet e quan “dakordësi”, e jo marrëveshje.

Vasaliteti i opozitës së rrugës ndaj asaj presidenciale, shënon bashkimin e rradhës të forcave, në funksion të përballjes me Edi Ramën, të cilin janë betuar ta largojnë vitin e ardhshëm. Jo se kjo është ndonjë hata kushedi çfarë, por më shumë tingëllon disi ironike që shqiptarët të dynden në qendrat e votimit për të bërë sërish Petrit Vasilin ose figura të tjera groteske si ai, ministra.

Opozita e tretë, ajo e parlamentit, ka një barrë të shumëfishtë këto orë. Duhet të bindë miletin shqiptar se nuk është vegël e Ramës, duhet të krijojë një profil të vetin, përmes njëmijë moskuptimeve e mosmarrëveshjeve që kanë brenda tyre, si dhe duhet të mbajë fort timonin e listave të hapura, pa i firuar ushtarët rrugës. Një fitore të parë e kanë arritur: sado të paragjykuar e të anatemuar nga të gjitha anët, kanë dakordësuar publikisht me Ramën listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme! Për të tjerat do të shihet sesi do të zhvillohen ngjarjet në orët që pasojnë.

Kohë të çuditshme po jetojmë. Kohë kur dy opozita, njëra nga rruga e tjetra nga Presidenca kërkojnë votën e opozitës së tretë, të cilën e shajnë gjithë ditën, s’duan as t’ja dëgjojnë emrin dhe ç’është më e bukura, ja faturojnë Edi Ramës. A thua se ishte ky i fundit që shënoi në listën e kandidatëve për parlament emrat e Myslym Murrizit e Ralf Gjonit, e jo Lulzim Basha me Ilir Metën!

Next Post
Rikthehet loja e frikshme e “Balenës blu”, policia paralajmëron qytetarët

Rikthehet loja e frikshme e "Balenës blu", policia paralajmëron qytetarët

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com