• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për të mbijetuar deri më 26 maj

by Mero Baze
21/05/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita po përpiqet të qëndrojë gjithnjë e më larg “de jure” nga skenat e inskenuara në një kasetë mes personazhit të famshëm “Babale” dhe vëllait të Fatmir Xhafajt, duke shpresuar se mund ta mbajë fabulën gjallë deri më 26 maj, duke ndërruar prezantuesit e saj.

Historia nisi duke pasur si prezantues tre deputetë të PD, pastaj vazhdoi duke pasur prezantues Lulzim Bashën, i cili mendoi se e gjeti veten më në fund si lider opozite, duke imituar skenarin maqedonas. Pastaj kur provat shkuan në Prokurori, filloi sprapsja dhe nxorrën në skenë një gazetar, i cili po ashtu nuk mori pësipër përgjimin.

Dhe në fund fabulën po e vazhdon një emision televiziv që shfaqet “part time”.

Kjo histori prej një jave ka vetëm një vazhdim, dhe ai vazhdim duhet të vijë nga Prokuroria dhe gjykatat. Nëse Prokuroria çertifikon një vepër penale, qoftë për Xhafajn, qoftë për “Babalet”, ata duhet të përballen me pasojat e saj juridike dhe politike.

Skenari për ta mbajtur gjallë deri më 26 maj, është një skenar politik, i cili përpiqet të zëvendësojë spotet propagandistike për mitingun.

Problemi që ka Lulzim Basha me histori të tilla, tregojnë pasigurinë që ai ka ndaj asaj që bën, çka krijon dhe pasigurinë e të tjerëve tek ai si lider opozite.

Kur një kryetar opozite i ka dalë zot asaj kasete një herë publikisht, ose duhet t’i qëndrojë vet deri në fund, ose duhet të kërkojë ndjesë për atë që ka bërë dhe të përballet me pasojat.

Përdorimi i një inskenimi për të nxitur revoltë kundër një ministri dhe për të marrë përfitime politike prej tij, është një thikë me dy presa për një lider opozite, sidomos kur është e qartë se inskenimin e ka nxitur vetë.

Pra, në kushtet kur e di që e ka bërë, ai duhet t’i qëndrojë deri në fund asaj që ka bërë, dhe jo ta degdisë fabulën dorë më dorë, për të fshehur shenjat e gishtave të tij.

Nëse Lulzim Basha është inspiruar vërtet nga “bombat” e Zaevit, duhet të dijë se ato pikë së pari ishin të vërteta, dhe nuk kishte rëndësi nëse ishin të paligjshme, kurse ky ka përgjime “të ligjshme” për të inskenuar një të pavërtetë. Dhe e dyta, Zaev u qëndroi atyre deri në fund, duke i prezantuar vetë dhe duke i bërë objekt hetimesh edhe të Prokurorisë Speciale, ndërsa Basha të gjithë këtë e bën vetëm që të mos hetojë Prokuroria dhe sidomos të shmanget ngritja e Prokurorisë Speciale, SPAK.

Ai nisi t’i dalë zot një inskenimi dhe sapo çështja shkoi në Prokurori, u tërhoq dhe e degdisi përgjegjësinë dorë më dorë, ku të gjithë të jenë autorë dhe askush të mos jetë përgjegjës.

Tani pas një jave, kur “Babalja” është bërë personazh popullor, kur gazetari i përdorur nga PD po sulmohet fatkeqësisht për llogari të keqpërdorimit nga PD, kur dhe vetë “Babalja” nuk merr përsipër përgjimet, vazhdimi i kësaj historie për të mbajtur gjallë vlagën deri të shtunë, është një përpjekje për të gënjyer demokratët, më shumë se sa opinionin publik.

Nëse ai vërtet beson se është para një historie të vërtetë, duhet t’i dalë vetë zot asaj në emër të opozitës, dhe nëse është i pasigurtë, duhet  t’ia lërë në dorë drejtësisë, e cila ka filluar punën.

Kjo skema e Lulzim Bashës që edhe qejfi ja ka që kjo histori të vazhdojë dhe b.. nuk ja mban ta vazhdojë vetë, është në të vërtetë portreti real i opozitës.

Është pak a shumë si ajo batuta e famshme tek filmi “Dimri i fundit”, kur një grua e frikësuar se gjermani po i numëronte gratë që po u çonin bukë partizanëve, dha urdhër: “Lëvizni gra, se po na numërojnë”.

a.ç

Next Post
Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në Gjirokastër dhe zonat përreth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In