• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut

by Mero Baze
04/05/2026 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Aktualisht Ervin Salianji është i vetmi vëzhgues i zgjedhjeve të panevojshme në PD. Duke qenë se zgjedhjet për kryetar të PD kanë përfunduar pa nisur, Salianji është i vetmi institucion që po përpiqet të bëjë transparencën e një procesi degradues në zgjedhjet e brendshme për degët e PD. Dhe kjo ka krijuar një tension edhe më të madh sesa ai po të kandidonte për kryetar.

Akuzat banale të Berishës se ai është i lidhur me krimin dhe Edi Ramën janë një ilustrim vulgar i faktit se në dorë të kujt ka mbetur tani opozita. Dhe e gjithë kjo ndodh pse Salianji denoncon procesin në çdo degë, duke krijuar ndonjëherë edhe tensione ekstreme, si rasti i Korçës, ku komisioni bllokoi votimin, pasi trupi zgjedhor i PD nuk kishte më lidhje me PD.

Sikur të mos i mjaftonte sulmi mbi Salianjin, ai e thelloi edhe me sulmin ndaj Irfanit. Arsyeja është po aq banale: çdo media e opozitës që i jep hapësirë Salianjit dhe denoncimeve të tij për procesin duhet sulmuar njësoj si Salianji. Nuk ndodh kjo me pjesën tjetër të medias, pasi nuk i intereson. Atij i duhet që çdo media opozitare të jetë pro tij dhe kundër Salianjit.

Duke qenë se ai është e vetmja opozitë në histori që ka media familjare për propagandë, ku oligarkët e vendit e kanë si mekanizëm për t’i dhënë pjesën Berishës që të mbyllë gojën, ai nuk do zë tjetër nga mediat opozitare kundër tij. Sidomos nuk do pro Salianjit. Dhe nuk është se nuk i ka funksionuar. Në media dhe portalet e tjera opozitare pro Berishës nuk gjen thuajse asnjë lajm për Salianjin. Sikur nuk ekziston. Ndaj dhe sulmi ndaj Irfanit ka kuptim vetëm si sulm ndaj një media opozitare që i ka dalë nga rreshti.

Pra, në një betejë që ka përfunduar pa nisur, Sali Berisha ka vetëm një shqetësim: që të mos bëhet publik procesi i degradimit të PD dhe asgjësimit të saj. Ai më mirë se të tjerët tani e kupton se nuk po përdhunon një qenie të gjallë, por një trup të vdekur dhe do që të fshehi kufomën nga sytë e publikut.

Në fakt këtë nuk po e fsheh dot. Procesi i zgjedhjeve në PD po provon orë pas ore se PD ka vdekur dhe Berisha nuk do të merret vesh derisa ta rimarrë vulën pas tre javësh. Deri atëherë po përpiqet të fshehë kufomën nga publiku. Është kjo arsyeja pse është kaq i egër me Salianjin këto ditë. Jo se do t’i vjedhë kufomën, por se e ka kapur në flagrancë si nekrofil.

Next Post
Kërkoi t’i hiqej gjoba prej 100 mijë lekësh/ KAS rrëzon kërkesën e kryebashkiakes së Durrësit

“Ditë zie për Durrësin”, Sako: Si nënë ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët. Duhet reflektim i thellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

August 18, 2026
“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

August 18, 2026
Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

August 18, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

August 18, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com