• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ditë zie për Durrësin”, Sako: Si nënë ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët. Duhet reflektim i thellë

by A R
04/05/2026 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka reaguar përmes një meazhi ngushëllimi pas tragjedisë që tronditi qytetin bregdetar, ku një drejtues mjeti i dehur në timon përplasi me makinë tre fëmijë, dy prej të cilëve gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një i tretë po lufton për jetën në spital.

Sako shkruan se sot është ditë zie për të gjithë Durrësin, duke u shprehur se si nënë e ndan dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve të ndjerë. Po ashtu ajo thekson se ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, si për institucionet ashtu edhe shoqërinë.

“Humbja e jetës së dy engjëjve sot është kthyer në ditë zie për gjithë Durrësin. Si nënë, ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Lutemi së bashku për djalin që ndodhet në Spitalin e Traumës, që të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij. Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri. Qofshin të parajsës”, shprehet Sako në postimin e saj në rrjetet sociale.

Kujtojmë që katër fëmijë ishin duke luajtur në trotuar pranë banesës së tyre në zonën e Spitallës, në momentin që mjeti tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, përplasi tre të mitur, ndërsa një i katërt i shpëtoi mrekullisht aksidentit. Dy fëmijë humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se drejtuesi 57-vjeçar i makinës tip “Benz ML” ishte i dehur në timon.

Next Post
Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com