• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Përpjekje për ta restauruar organon më të madhe në botë

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po bëhen përpjekje për të restauruar një organo në Neë Jersey që thuhet se është një nga instrumentet muzikore më të mëdhenj të planetit. Organoja, që ndodhet në bulevardin Boardwalk në Atlantic City nuk ka funksionuar që pas një uragani në vitin 1944, por restauruesit po e sjellin atë përsëri në jetë. Organoja në bulevardin Boardwalk në Atlantic City krijon tinguj – por kjo është vetëm një pjesë e atyre që ajo mund të prodhojë.

Instrumenti ka më shumë se 33,000 tuba, të gjitha të fshehura pas mureve të një auditoriumi të njohur për organizimin e konkursit Miss America. Organoja mban rekordin botëror të Ginesit si instrumenti më i madh dhe më tingëllues në botë. Tingulli i saj është i fuqishëm, edhe pse operon me më pak se një të katërtën e kapacitetit.

“Ajo peshon rreth 150 tonë, ka 33,112 tuba dhe si rezultat i një restaurimi që ka zgjatur tetë vjet, operon vetëm me 20 për qind të kapacitetit. Presim që ajo të jetë 50 për qind funksionale deri në verë”, thotë instrumentisti Steven Ball.

Me restaurimin e instrumentit po merret organizata jo-fitimprurëse “Komisioni për Restaurimin e Organos Historike”. Qindra admirues pritet të shkojnë për të parë organon kur ajo të jetë përfundimisht e restauruar. Por si do të tingëllojë ajo atëherë?

“Është një tingull i veçantë dhe i magjishëm. Nuk ka tingull si ky në gjithë botën, dhe është gjithashtu e frikshme sa i fuqishëm është ky tingull, edhe pse tani instrumenti funksionon pjesërisht. Pra vetëm mund ta imagjinojmë sesi do të jetë kur të funksionojë plotësisht”, thotë Ball, përcjell VoA. Instrumenti i ndërtuar nga kompania Midmer-Losh, u dëmtua nga një uragan i fuqishëm në vitin 1944 që shkaktoi përmbytje të cilat e shkatërruan instrumentin. Organoja nuk u riparua asnjëherë përfundimisht thotë zoti Ball.

Ajo përdorej rrallë deri në vitin 1970 kur pushoi së funksionuari plotësisht për shkak të problemeve elektrike. Zoti Ball, që punon me grupin e restaurimit, thotë se deri tani janë siguruar 2 milionë nga 16 milionë dollarë që nevojiten për rregullimin e instrumentit.

“Këtu vijnë vizitorë nga mbarë bota. Nga Australia dhe Gjermania, mbarë Evropa në fakt. Dhe ata dinë më shumë për organon sesa shumë amerikanë. Pra fama e saj është përhapur gjithandej.”

Deri tani fondet për restaurimin kanë qënë donacione private, si dhe grante shtetërore dhe federale. Qindra tuba u dërguan së fundmi për t’u riparuar në Louisville të Ohajos dhe një pjesë e elementëve të rëndësishëm mekanikë janë zëvendësuar.

Disa admirues të organos janë të shqetësuar se vështirësitë ekonomike, përfshi mbylljen e disa kazinove vitet e fundit, kanë dëmtuar mundësitë për të tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen për projektin.

Zoti Ball shpreson se njerëzit do të shohin përfitimet që do të sillte restaurimi i organos duke thënë se projekti nuk është thjesht një përpjekje për të ndjequr një pajisje antike zëri.

“Besoj se ky projekt do të ndryshojë gjithë artin. Ai është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e artit, pasi ai nuk është vetëm instrumenti më i madh dhe më tingëllues në botë. Ai është një instrument që ka teknologji të re dhe që nuk është parë më parë. Dhe si rezultat, ka ngjyra tingulli dhe aftësi teknologjike që nuk ekzistojnë askund tjetër”.

Ai e cilëson organon si një instrument të rëndësishëm që mund të ndryshojë perceptimin e publikut për rëndësinë e këtij projekti.

Next Post

Ekonomia e injorancës dhe refuzimi i punëve të turpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com