• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja dëshpëruese e Nishanit për të bërë pis hapjen e negociatave me BE

by Java News
10/11/2016 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hile e trashë me qëllim për të ekslipsuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Kështu mund të konsiderohet nisma, në dukje shqetësuese, por një lëvizje tipike tinzare, ajo e kreut të shtetit, i cili ka vendosur të thërrasë Këshillin e Sigurisë kombëtare për problemin e kanabisit. Kreu i shtetit, jo pa qëllim “i fryu” për ditë me rradhë tematikës së këtij takimi përpara mbledhjes së PE, që ndezi dritën e gjelbër për hapjen e negociatave, duke qenë në të njëjtën linjë me PD që kërkonte të mos hapeshin negociatat pasi Shqipëria, sipas saj, nuk e meriton për shkak të kanabisit. Lëvizjet e Nishanit pa asnjë finesë e në përputhje të plotë me vijën politike të PD, nuk përbëjnë ndonjë risi. Por ajo që të çudit është fakti i zellit të tij për të bërë pis ku të mundet ndaj kundërshtarëve politikë, duke mos u ngritur për asnjë cast gjatë këtyre 3 viteve në nivelin e kryetarit të shtetit, por thjeshtë mbeti në nivelin e një ushtari të ish kryeministrit të tij.

Qartazi duket se kreu i shtetit e ka thirrur këtë mbledhje pa asnjë konsultim, duke “harruar” se Shqipëria është republikë parlamentare dhe jo presidenmciale, ndonëse atij mund ti duket se “me ti rënë ai bilbilit” “toga” do mblidhet. Kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje. Ai në mesditën e kësaj të enjte u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në 11 nëntor nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman e cila do të ekspozojë pikturat e tij. Gjatë eventit të organizuar nga ambasada amerikane në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, presidenti Bujar Nishani pohoi se nuk ishte venë në dijeni për mungesën e Ramës. Kreu i Komisionit të sigurisë Spartak Braho konfirmon pjesëmarrjen e tij dhe të kreut të Kuvendit, Meta. Këshilli i sigurisë do të mblidhet nesër në orën 18:00. Burime nga presidenca konfirmojnë se krahas Nishanit, do të raportojnë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai i policisë së shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm. Në këshillin e sigurisë do të jenë dhe ministrat e Mbrojtjes, Jashtëm , Financave dhe Transporteve. Ende nuk dihet nëse këtë herë kreu i shtetit do të ftojë dhe liderin e opozitës, si nëntorin e kaluar në kuadër të sulmeve terroriste. Gjithësesi ai e bën vetë këtë edhe pa thirrur Bashën.

Armando Meta

Next Post
(FOTO) Donald Trump ka një koleksion të super veturave

(FOTO) Donald Trump ka një koleksion të super veturave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In