• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përparësitë e CIA-s dhe kundërsulmi pas rrezikut rus dhe kinez

by Java News
25/09/2018 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia kryesore e spiunazhit të Shteteve të Bashkuara po kërkon të zgjerojë praninë e saj në mbarë globin për të eliminuar të ashtu-quajturat “boshlleqe të inteligjencës” dhe për të trajtuar kërcënimin në rritje nga fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina.

Drejtoresha e CIA-s Gina Haspel e quajti zhvendosjen nga kundërterrorizmi tek spiunazhi më tradicional ndaj shteteve, “një prioritet strategjik”, duke thënë se nevoja për të patur një zbulim më të mirë ndaj rivalëve aktualë dhe potencialë të Shteteve të Bashkuara është ndër “çështjet më të vështira” .

“Ne po e përqëndrojmë vëmendjen tek vendet kundërshtare”, tha zonja Haspel përpara një audience në Universitetin “Louisville”, në paraqitjen e saj të parë publike, që kur u betua si drejtoreshë e CIA-s majin e kaluar.

Haspel tha gjithashtu se ajo synon “rritjen e numrit të oficerëve të vendosur jashtë vendit”.

“Duke pasur një prani më të madhe të huaj do të kemi një pozicion më të fuqishëm,” tha ajo.

Si pjesë e kësaj shtyse, zonja Haspel tha se CIA shpreson të rekrutojë më shumë folës të gjuhëve të huaja, përfshirë ata që flasin rrjedhshëm gjuhën kineze, arabe, farsi, turqisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Ajo tha gjithashtu se agjencia e spiunazhit “po punon më ngushtë se kurrë me aleatët në të gjithë botën”.

Komentet e zonjës Haspel pasqyrojnë përparësitë e paraqitura në strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të parashtruar në fund të vitit të kaluar. Strategjia thekson nevojën për t’iu kundërvënë përpjekjeve të rivalëve të Shteteve të Bashkuara për të zhvendosur ekuilibrin e fuqisë në rangun global në forma që kanë ndikuar negativisht Shtetet e Bashkuara.

Shqetësimet për Kinën

Drejtoresha e CIA-s shprehu shqetësime të veçanta lidhur me Kinën, e cila tha ajo, është “duke punuar për të zvogëluar ndikimin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që të avancojë qëllimet e saj”. “Ne po e vëzhgojmë shumë nga afër veprime që duket se merren me synimin për të zgjeruar ndikimin e Kinës përtej rajonit të saj, në zona si Afrika, Amerika Latine, ishujt e Paqësorit, dhe Azinë Jugore”, tha zonja Haspel.”Ne jemi të shqetësuar nga disa prej taktikave që po përdor Pekini, duke u ofruar vendeve të varfra, investimeve dhe kredi që ndoshta ato vende nuk do të jenë në gjendje t’i paguajnë”, tha zonja Haspel. “Ne duam që këto vende të jenë të vetëdijshme për kanosjen ndaj sovranitetit të tyre dhe sesi investimet e huaja për projekte infrastrukture apo të sigurisë kombëtare në këto vende mund të venë në rrezik sovranitetin e tyre”.

Përparësitë e CIA-s

Zonja Haspel parashtroi edhe disa përparësi të tjera të agjencisë:

Diversiteti: Zonja Haspel tha se kur filloi punë në CIA në fund të viteve 1980, ajo “ishte një organizatë plotësisht e dominuar nga meshkujt”.

“Nuk duhet të jetë e habitshme që një nga përparësitë e mia kryesore që kur u bëra drejtoreshë ka qenë të luftoj për diversitet dhe gjithëpërfshirje në organizatë,” tha ajo. “Misioni ynë global në CIA kërkon që ne të rekrutojmë dhe të mbajmë më të mirët dhe më të zgjuarit e Amerikës, pavarësisht nga gjinia, raca apo origjina kulturore”.

Droga: “CIA do të investojë më shumë në përpjekjet kundër narkotikëve jashtë vendit”, tha zonja Haspel, duke e quajtur epideminë e opioideve një kërcënim “që ka vrarë më shumë amerikanë sesa çdo grup terrorist”.

Irani: Zonja Haspel e cilësoi si “befasuese” sasinë e fondeve që Teherani vazhdon të shpenzojë për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad, për të zgjeruar ndikimin e saj në Bagdad dhe për të mbështetur Houthitë në Jemen, duke pasur parasysh të vështirësitë ekonomike të Iranit.

“Ne jemi duke parë shumë nga afër, aktivitetin keqdashës të Iranit në rajon. Dhe ne do të dëshironim t’i kundërviheshim kësaj veprimtarie, në mënyrë që këto vende të mund të ndërtojnë vetë kursin e tyre “, shtoi ajo.

Transparenca: “Asgjë nuk është më e rëndësishme për ne në CIA sesa detyra jonë për të fituar besimin e qytetarëve tanë,” tha zonja Haspel. “Nuk ekziston asnjë agjenci tjetër e madhe e zbulimit në botë që i nënshtrohet një sistemi mbikqyrës më të gjithanshëm sesa ne, por pikërisht kështu duhet të jetë”, tha zonja Haspel.

Para konfirmimit të saj si drejtoreshë e CIA-s, zonja Haspel ishte kritikuar ashpër për rolin e saj në mbikëqyrjen e një qendre sekrete për marrjen në pyetje të personave të dyshuar në Tajlandë dhe shkatërrimin e kasetave të seancave të marrjes në pyetje.

Gjendja morale: “CIA ka një personel shumë dinamik; nga natyra ne jemi jashtëzakonisht të përqëndruar në misionin tonë,” tha zonja Haspel. “Në përgjithësi ne nuk u kushtojmë vëmendje përplasjeve politike në kryeqytet”.(VOA)

a.ç

Next Post
Ryshfet 5 mijë euro, zbulohen aferat e kreu të Hipotekës së Shkodrës

Ryshfet 5 mijë euro, zbulohen aferat e kreu të Hipotekës së Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In