• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përndjekja/ Hapet dosja “Çamëria” e ish Sigurimit të Shtetit, zbardhen detaje nga periudha e errët 1945-1991

by Java News
01/06/2024 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Patriotike Çamëria dhe Aurotiteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit firmosën marrëveshjen për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit të shtetit për të gjithë shqiptarët e Çamërisë të skeduar gjatë diktaturës.

Këto dosje përfshijnë të gjithë periudhën komuniste nga viti 1945 deri në vitin 1991, duke vënë në dispozicion tre fonde në total prej 105 dosjesh, që përmbajnë rreth 200.000 fletë arkivore.

Këto dokumente arkivore fillojnë nga dega e punëve të brendshme Sarandë, Berat, Lushnjë, Elbasan, Tiranë, Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Këto dokumente përfshijnë të arratisur, të pushkatuar, të masakruar, dokumente për survejimin, përndjekjen dhe deri tek dënimet e rënda me burg dhe internimet e të gjithë komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.

Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi theksoi se kjo është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët e Çamërisë sepse zbardhen të vërtetat e periudhës më të errët që komuniteti përjetoi nga viti 1945 e deri në vitin 1991.

“Akti i hapjes së dosjeve të Çamërisë, pas miratimit të rezolutës dhe ngritjes së Varrezave Monumentale të Kllogjerit është një hap i rëndësishëm transparence të munguar. Për institucionet relevante të shtetit shqiptar është shumë e rëndësishme që përfshirja të mos mbetet vetëm tek Autoriteti I Dosjeve, por të gjithë institucionet duke filluar nga Akademia e Shkencave e deri tek ministria e Arsimit me librat e historisë, duhet të zbardhin të vërtetat mbi Çamërinë dhe shqiptarët e Çamërisë.
E kam thënë shumë herë se Enver Hoxha i vrau për herë të dytë shqiptarët e Çamërisë. Nuk mjaftoi atë që Napolon Zerva bëri me një krahinë të tërë, një gjenocid I pastër dhe spasrtim etnik, por duhej që edhe në tokën amë, në Shqipëri ne të përndiqeshim përsëri.

Dosjet që do të duhet të studiojmë dhe që falenderojmë Autoritetin për këtë bashkëpunim përfshijnë emrat e familjeve të mëdha të Çamërisë dhe zbardhin të vërtetën e madhe dhe betejat e tyre të paepura si gjatë kohës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe stigmatizimin me të cilin ushtria propagandistike e Enver Hoxhës përndoqi për së dyti të gjithë shqiptarët e Çamërisë”.

Ndërsa kryetarja e Aurotitetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula tha se: “Së pari këto dokumente ofrojnë prova të reja dhe të paanshme historike mbi ngjarjet që ndodhën gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndihmuar në qartësimin e fakteve dhe ngjarjeve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe zgjidhjes së drejtë të Çështjes Çame duke ndihmuar jo vetëm historinë e Shqipërisë, diskursin publik, por edhe përpjekjet diplomatike. Së dyti, hapja e këtyre dosjeve për shqiptarët e Çamërisë nuk është vetëm emocionale, por edhe identitare”.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj tha se kjo marrëveshje na vjen në ndihmë të njohjes së dosjeve të personaliteteve të spikatura të komunitetit tonë çam, për të zbardhur veprimtarinë krimainale të ish sigurimit të shtetit dhe krejt makinerisë që u vu në dispozicion për të na përndjekur për herë të dytë. Ndaj i ftoj të gjitha institucionet që të bëhen pjesë e zbardhjes së historisë së Çamërisë për t’i dhënë zgjidhje Çështjes Çame.

Në fjalën e saj sekretarja e grupit parlamentar të PDIU-së, deputetja Mesila Doda theksoi se hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit është një nga betejat tona më të rëndësishme sepse ne nuk zbardhim të kaluarën, por ne u tregojmë shqiptarëve historinë, si për sa përket kontributit të çmuar të shqiptarëve të Çamërisë në LANÇ, por edhe thyerjes përfundimisht të stigmatizimit. Kjo është beteja jonë. Dhe jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë, për për të gjithë shqiptarët”.

Në këtë aktivitet pati diskutime të shumta mbi këtë ngjarje të rëndësishme që çon drejt zbardhjes së periudhës së errët që komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë përjetoi gjatë regjimit diktatorial. Gjithashtu kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm që çon drejt zgjidhjes së Çështjes Çame dhe vendos edhe ura të reja komunikimi diplomatik midis Shqipërisë dhe Greqisë./m.j

Next Post
‘7 parti të reja deri në zgjedhje…”/ Spahiu: Basha do humbasë nëse s’kërkon aleanca me 4 partitë e reja apo të tjera

'7 parti të reja deri në zgjedhje..."/ Spahiu: Basha do humbasë nëse s’kërkon aleanca me 4 partitë e reja apo të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

September 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot si dekor

September 30, 2026
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

September 30, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

September 30, 2026
“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com