• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmirësohet gjendja e të lënduarve nga tërmeti, Manastirliu: Punë heroike e stafit mjekësor te Trauma

by Java News
06/12/2019 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar të lënduarit e mbetur në spitalin e Traumës, gjendja e të cilëve është në përmirësim të dukshëm.

“Më shumë se 900 morën shërbim në spitalet tona nëpërmjet shërbimit kombëtar të urgjencës, tek Truama, në spitalin e Durrësit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më së shumti pjesa më e madhe e të lënduarve erdhën në këtë spital për të gjetur këtu kujdesin mjekësor, trajtimin mjekësor më të mirë”, tha Manastirliu.

Në Spitalin Universitar të Traumës, Manastirliu ka falenderuar stafin mjekësor dhe infermieror për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre ditëve në shërbim të të lënduarve nga tërmeti.

“Jam e kënaqur sot që pas kaq ditësh e gjejmë veten tashmë në një situatë të qetë. Dhe unë do të doja që t’ju falenderoja por jo vetëm kaq, por t’ju tregoj gjithë mirënjohjen, respektin më të madh që ne kemi përkundrejt stafeve tona mjekësore dhe infermierore që kanë treguar si gjithmonë që janë të parët për të dhenë shërbim dhe kujdes qytetarëve dhe sidomos në këtë rast të lënduarve nga tërmeti i datës 26, edhe më pas në atë çfarë pasuan përgjatë gjithë këtyre ditëve”, tha ministrja.

Si pasojë e tërmetit u trajtuan në spitale 913 qytetarë dhe aktualisht nën kujdesin e mjekëve vazhdojnë të jenë 19 pacientë, kurse 3 pacientë janë transferuar për trajtim të specializuar jashtë vendit. 3,900 vizita mjekësore janë kryer nga stafet mjekësore dhe infermierore në njësitë akomoduese në zonat e prekura nga tërmeti. Në këto njësi akomoduese janë vaksinuar 900 qytetarë ndërkohë që 402 të sëmurëve kronikë u është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim. 1,700 fëmijë po marrin shërbim psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës sociale në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti. /e.s/

Next Post
Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që nuk kontribuojnë

Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që nuk kontribuojnë

TË FUNDIT

“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In