• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmirësimi i motit, reagojnë “Emergjencat”: Masat dhe çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët

by A R
24/01/2023 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjegjësja e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Brisilda Sina, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka bërë një rezyme të situatës së motit në vendin tonë pas reshjeve të shumta të shiut dhe dëborës.

Sipas Emergjencave, ditët në vazhdim do të jenë me kthjellime dhe alternime vranësirash në të gjithë vendin. Si pasojë e temperaturave në vlera negative do të kemi ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore të vendit.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet e qetë. Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Kuotat e lumenjve dhe baseneve

Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,6 m nga 2 m që është niveli kritik. Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 6,10 m nga 7,5 m niveli kritik. Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,55 m nga 8,7 m niveli kritik. Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 5,9 m nga 8 m që është niveli kritik. Hidroforët vijojnë funksionalitetin me kapacitet të plotë.

Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 500 m3/s. Në basenin ujëmbledhës Koman janë 250 m3/s dhe Vau i Dejës 40 m3/s. Shkarkimet do të vijojnë me 300 m3/s. Shkarkimet në Digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s.

Furnizimi me energji elektrike

Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të shkëputjeve herë pas here në disa zona rurale të qarqeve, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, KorCcë dhe Shkodër.

Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.

Përmbyjtjet në qarkun e Shkodrës

Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e përmbytur mbetet 1400 ha përkatësisht në njësinë administrative Ana e Malit 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç 100 ha. Banesa me prezencë uji në oborre janë 15 në fshatin Obot, bashkia Shkodër. Në qarkun e Lezhës vijon të ulet shifra e sipërfaqes së përmbytur në 230 ha, ku 200 ha janë në bashkinë Lezhë dhe 30 ha në bashkinë Kurbin.

Infrastruktura rrugore vijon të jetë e qarkullueshme pa probleme në të gjitha rrugët nacionale dhe turistike.

Në bashkinë Shkodër: Rruga e Obotit vijon me prezencë uji me një nivel 75 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin. Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë me një nivel 10 cm, është e kalueshme. Në bashkinë Vau Dejës ka problematika në disa nga rrugët rurale, për të cilat janë duke punuar strukturat vendore. Në qarkun Elbasan, janë pastruar akset rrugore Librazhd – Prrenjas dhe Gramsh – Moglicë, ku gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur rënie inertesh. Në qarkun e Vlorës në rrugën Vajzë – Ploç, e cila ka të dëmtuar bazamentin e saj po punohet nga firma kontraktore për riparimin e saj. Në qarkun e Korçës është bërë e mundur hapja e segmentit rrugor Shtyllë – Panarit. Në aksin Bogë – Theth është funksional segmenti Bogë – Qafë Thorë.

Situata e segmenteve rrugore

Ka vijuar puna nga ARRSH për pastrimin nga ortekët në segmentin tunelet panoramike. Në qarkun e Dibrës në disa segmente trashësia e dëborës varion nga 10-15 cm. Rruga e Dardhës në km e 7 trashësia e dëborës varion nga 5-10 cm. Rruga e Voskopojës km 13 trashësia e dëborës varion nga 3 cm – 5 cm.

U bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të lëvizet me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve si dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.

/a.r

Next Post
Po hynte në Shqipëri/ Prangoset turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 25 vite burg

Pesë fëmijët e policëve të rënë gjatë ushtrimit të detyrës marrin statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com