• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmirësimi i cilësisë së ajrit, Veliaj: Falë nismave të gjelbra dhe trefishimit të biçikletave

by A R
20/04/2022 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cilësia e ajrit në Tiranë është përmirësuar ndjeshëm. Mjafton të shihni çdo aplikacion që shfaq cilësinë e ajrit në një qytet të caktuar, për të kuptuar se sot Tirana e ka ajrin më të pastër, edhe se shumë prej qyteteve të rajonit.

Gjatë prezantimit të flotës së autobusëve elektrikë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj solli si shembull aplikacionin e njohur “Il Meteo”, për të ilustruar se përmirësimi i cilësisë së ajrit ka ardhur falë nismave të gjelbra, ulja e përdorimit të makinës, rritjes së përdorimit të biçikletës, që është trefishuar vitet e fundit, apo futja e mjeteve elektrike.

“Kam hapur aplikacionin ‘Il Meteo’, që thotë: cilësia e ajrit në Tiranë “mirë” dhe “shumë mirë”. Ende s’jemi super. Hapni të njëjtin aplikacion, ose një aplikacion të ngjashëm, dhe shikoni një qytet tjetër – Podgoricën, Sarajevën, Beogradin ose Shkupin, – janë si dita me natën me Tiranën. Në qoftë se më përpara tabela e cilësisë së ajrit ishte e kuqe, sot është e gjitha e gjelbër. Por, unë besoj se kjo aleancë që kemi krijuar sot, është për të shkuar nga mirë dhe shumë mirë, në shkëlqyeshëm. Besoj fort se vetëm duke u bazuar te shkenca, te faktet dhe te kjo aleancë, mund ta çojmë më përpara këtë ambicie që kemi për qytetin e Tiranës, ku në fakt është dhe gjysma e ekonomisë së Shqipërisë dhe popullsisë së vendit,” u shpreh Veliaj.

Për të arritur në këtë nivel të ajrit në Tiranë, Veliaj tha se duhet hequr dorë nga përdorimi i makinës për distanca të shkurtra dhe të panevojshme.

“Sipas statistikave, sot në Tiranë kemi rreth 200 mijë makina. Janë të njëjtat akse që kemi prej 102 vitesh në Tiranë. Pyetja është: A po i përdorim siç duhet? Matjet tona tregojnë se 50% e lëvizjeve të automjeteve në Tiranë janë për distanca më pak se 1 km. Një pjesë e madhe e përdorin makinën për të blerë bukë ose për të shkuar në kafe. E kuptoj se me modernizimin e qytetit rritet standardi i jetesës, por më thelbësore është pyetja për çfarë i ndërtojmë qytetet, për njerëzit apo për makinat?”, tha Veliaj.

Next Post
Freedom House: Shqipëria i vetmi vend pa përkeqësim. Vendet e tjera të rajonit përkeqësim drastik me korrupsionin e demokracinë

Freedom House: Shqipëria i vetmi vend pa përkeqësim. Vendet e tjera të rajonit përkeqësim drastik me korrupsionin e demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In