• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmet, ujërat termale të Langaricës, bukuri natyrore por dhe shëruese

by Aalison Pearse Stevens
19/08/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmeti këtë muaj ka qenë mjaft i populluar nga turistë vendas dhe të huaj, për shkak se në zonën e Përmetit  ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë, me lartësi 30 m.  Vargu i kanioneve vijon duke u zmadhuar deri në lartësinë 150 m, duke u bërë nga më tipikët dhe më të bukurit e vendit.

Padyshim, lumi i Langaricës, kjo degë e fuqishme për Vjosën që për vendasit është “lumi i bekuar”, kështu e thërrasin ata, rrjedh me forcë përmes një kanioni spektakolar shkëmbor të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë e që “urtësohet” vetëm një kilometër para pikëtakimit të tij me Aos-in e lashtë apo Vjosën e kohës tonë.

Këta kanione kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj.

Natyra përreth këtyre kanioneve është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Peizazhi natyror i këtij lumi, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Peizazh i bukur, i frikshëm dhe i ndryshueshëm sipas stinëve.

Katër stinët kanë katër peizazhe të ndryshme dhe të mahnitshme. Është vërtet një lumë misterioz, i bukur dhe i begatë. Në dimër, Langarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit.

Shtrati i këtij damari ujor malor, fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëllisë në kufi me rrethin e Skraparit.

Prurjet e jashtëzakonshme gjatë dimrit e ndryshojnë për vit konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture.

Peizazhi është vërtet mahnitës, shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës.

Këto prurje të vrullshme përdoren nga amatorët e sporteve ujore për kanotazh apo lojëra të tjera ujore.

Ndërsa në stinën e nxehtë, përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë sitën së verës vijnë e lahen  mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e derman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës.

Pjesa më e madhe e vizitorëve dhe frekuentuesve të këtij mjedisi të përkryer nga pikëpamja e peizazhit dhe tepër kurativ, janë njerëz  nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por tashmë që vetit kuruese të këtyre banjave termale kanë kapërcyer kufijtë e zonës, vijnë aty nga gjithë Shqipëria por vijnë kuriozë edhe nga bota.

Të dy brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe e tyre qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar qysh në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Gushti është muaji që pushues dhe kuriozë popullojnë brigjet e Langaricës për tu shlodhur, argëtuar dhe për të gjetur “derman” nga sëmundje të ndryshme që kanë në trupin e tyre./ATSH

ma.me

Next Post
Terrorizoi banorët e Vlorës, Xhema: S’kam lidhje me ISIS, isha i droguar

Terrorizoi banorët e Vlorës, Xhema: S'kam lidhje me ISIS, isha i droguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

January 5, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

January 5, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Ukshin Hoti dhe filozofia e shtetit

January 5, 2026
Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

January 5, 2026
Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

January 5, 2026
“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

January 5, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

January 5, 2026
Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

January 5, 2026
303 miliardë fuçitë që ndryshojnë ekuilibrat botërorë

303 miliardë fuçitë që ndryshojnë ekuilibrat botërorë

January 5, 2026
Kazino ilegale në Lezhë, Gjykata cakton arrest shtëpie për 47-vjeçarin

Kazino ilegale në Lezhë, Gjykata cakton arrest shtëpie për 47-vjeçarin

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In