Serbia dhe Mali i Zi janë shprehur të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në situatën e përmbytjeve.
Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë.
Mali i Zi ka shprehur keqardhje dhe gatishmëri për të ndihmuarShqipërinë në përballimin e situatës.
“Qeveria e Malit të Zi do ndihmojë brenda mundësive Shqipërinë nga përmbytjet. Fatkeqësitë natyrore nuk zgjedhin vendin dhe kohën dhe ne do tregojmë solidaritet me fqinjët tanë”, ka thënë presidenti malazez Dushko Markovic.
a.ç