Përmes një komunikate, policia i bën thirrje të gjithë shoferëve dhe kalimtarëve për segmentet që vijojnë të mbeten problematike për shkak të përmbytjeve nga shirat e dendura.
Komunikata e policisë:
Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve të orëve të fundit, ju bëjmë me dije se disa segmente rrugore kanë krijuar probleme dhe po vështirësojnë së tepërmi lëvizjen dhe qarkullimin e automjeteve.
Segmentet të cilat kanë probleme janë:
1. Autostrada Durrës- Tiranë (nga City Park në drejtim të hyrjes së Tiranës)
2. Blloku “Don Bosko”,
3. “Komuna e Parisit”,
4. “Pallati me Shigjeta”,
5. “Qendër Kamëz”,
6. “Qendër Kombinat” dhe rruga e “Qelqit”.
Ndërsa qarkullimi në segmentet e tjera është normal por këshillohen drejtuesit e automjeteve të kufizojnë lëvizjet dhe të tregohen të kujdesshëm dhe mirëkuptues ndaj situatës.