• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet në Sukth e Shijak, Rama: Qeveria do mbështesë të gjithë njerëzit në nevojë

by A R
07/01/2016 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ardhjes së tij nga SHBA, Kryeministri Rama, i shoqëruar edhe nga Ministri Tahiri e kreu i Emergjencave Civile Premçi, tha se shkatërrimi që solli përmbytja në zonat e Sukthit, Shijakut e Katundit të ri vjen nga dora e njeriut.

Kreu i mazhorancës u premtoi qytetarëve se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë, ashtu siç ndodhi edhe me banorët e përmbytur të vitit të kaluar, të cilët shteti i dëmshpërbleu.

“Si asnjëherë më përparë, ato përmbytje që ndodhën në fillim të vitit të kaluar ne i kemi dëmshpërblyer plotësisht, në të gjitha aspektet, edhe në bagëti, edhe për shpendët, edhe për prodhimin. Shtuar këtu faktin që kemi shlyer detyrimet e prapambetura nga qeveria e mëparshme, rreth 7 milionë euro, në ultësirën e Shkodrës. Megjithatë, sërish do të bëjmë çmos që të mbështesim të gjithë njerëzit në nevoje”, tha Rama.

Në bashkëbisedim me banorët e përmbytur, Rama theksoi se ndërtimet kuturu dhe pa plan janë shkaku kryesor i përmbytjeve, duke mos harruar edhe prerjen e pyjeve.

“Mobilizimi i të gjithëve ka qenë maksimal, ashtu sikurse edhe efektiviteti. Nga ana tjetër, duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, që këto janë faturat që i paguajmë dhe do të vazhdojmë t’ia paguajmë një zhvillimi kaotik, pa plan, pa rregulla, pa disiplinë, me ndërtime e projekte kuturu. Ne kemi bërë një punë të madhe në këtë periudhë dyvjeçare për pastrimin e kanaleve, kemi përsëri një projekt të madh që do ta financojmë me 25 milionë dollarë, në bashkëpunim me pushtetin vendor, për të pastruar të gjitha kanalet dytësore”, deklaroi më tej Rama.

Next Post

Idhulli i femrave shqiptare: Ku është sot Mehmet Kosova?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In