• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përmbytjet në Spanjë shkaktojnë viktima. Anulohen fluturimet, transporti jashtë funksionit

by A R
30/10/2024 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rajonet jugore dhe lindore të Spanjës po luftojnë me përmbytjet dhe vërshimet e ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ranë brenda pak orëve.

Përmbytjet e së martës në zonat e banuara raportohet se shkaktuan të paktën 13 viktima, ndërsa disa persona mbeten të zhdukur.

Një nga zonat më të prekura është ajo e Valencias, ku uji dhe balta kanë vërshuar rrugëve të qytetit duke shembur mure, ura dhe marrë me vete mjetet e parkuara. 200-320 mm shi ranë në pjesë të ndryshme të Valencias në më pak se 12 orë, në një kohë kur gjatë muajit tetor mesatarja e reshjeve të shiut në këtë zonë është 77 mm.

Kreu rajonal i Valencias, Carlos Mazon u shpreh se anë gjetur disa trupa të pajetë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren në zonat e prekura nga përmbytjet.

“Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se disa trupa tashmë janë gjetur, por për respekt për familjet nuk do të japim më shumë detaje”, tha Mazon.

Gjithashtu për shkak të përmbytjeve janë anuluar fluturimet në aeroportin e Valencias deri në një njoftim të dytë, ndërsa jashtë funksionit janë edhe linjat e trenave dhe transportit publik.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u kërkoi qytetarëve të veprojnë me “kujdes të madh” dhe të shmangin lëvizjen nëse nuk është e nevojshme.

Qeveria spanjolle ngriti një komitet krizash, që do të kryesohet nga kryeministri Sánchez dhe do të koordinojë punën e Gardës Civile, Policisë Kombëtare, Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile dhe Njësisë së Emergjencave Ushtarake.

/a.r

Next Post
Buxheti për 2022/ Gent Sejko jep tre sugjerime të BSH: Politikat tona ekonomike duhet të orientohen drejt normalizimit!

“Dezinformimi”- Sejko: Janë intensifikuar sulmet kibernetike, miratojmë rregulloren e re për mbrojtjen ndaj tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In