• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet në Shkodër/ Krahasimi mes 2010 dhe 2018, ndryshimi në menaxhimin e digave

by Java News
29/03/2018 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Digat e ndërtuara në Kaskadën e Drinit kanë një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike (qëllimi për të cilin janë ndërtuar) por edhe për reduktimin e shpeshtësisë së vërshimeve të ujit në mënyrë të veçantë në zonën e nën Shkodrës, e cila paraqitet me risk të lartë për shkak edhe të pozitës së saj gjeografike, topografisë së zonës dhe kompleksitetit hidrologjik të bazenit Drin-Bunë.

Për shkak të rëndësisë së këtyre veprave, në kushte reshjesh të mëdha merr përparësi ruajtja dhe përmirësimi i treguesve të sigurisë së tyre, komprometimi i të cilave do të sillte pasoja katastrofike për jetën e banorëve dhe ekonominë e vendit. Në çdo rast, referuar projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në kaskadën mbi lumin Drin por edhe Rregullores për Shkarkimin e Plotave nuk mund të parandalohen plotësisht përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës por synohet reduktimi në minimum i përmbytjeve (prezencës së ujit) në këtë zonë.

Rregullorja për Shkarkimin e Plotave në Hidrocentralet e ndërtuara mbi Lumin Drin është hartuar nga një grup ekspertësh më të njohur të fushës (ndërtimit dhe energjitikës), është prezantuar dhe mbrojtur para dy këshillave shkencorë (Instituti i Studimeve dhe Projektimeve te Veprave Energjitike dhe Institutit të Ndërtimit) në vitin 1988 dhe është aprovuar me vendim të përbashkët të Ministrisë së Energjetikës dhe asaj të Ndërtimit.

Po çfarë del nga krahasimi i dokumentave mbi menaxhimin e Kaskadës së Drinit gjatë 3 periudhave me reshje të mëdha që kanë shkaktuar pasoja në zonën e nënShkodrës?!

Gjatë periudhës 1-31 Janar 2010 volumi i prurjeve natyrale të ujit në liqenet e Kaskadës së Drinit arriti në 2 miliard e 119 milion m3. Të dhënat zyrtare tregojnë se në këtë periudhë u shkarkuan nga hidrocentralet e Kaskadës plot 2 miliard e 539 milion m3 ujë duke qenë shkarkuar 420 milion m3 ujë më shumë se sa vet prurjet natyrale nga reshjet. Në mënyrë krejt paradoksale, ndonëse niveli i HEC Fierzë ishte rreth 3 metra larg pikës kritike, KESH në atë kohë zgjodhi të kryejë shkarkime të pakontrolluara të ujit për të ulur nivelet në liqene.

Pra, shkarkimet totale ndaj prurjeve natyrale kanë arritur në 120% duke bërë që Kaskada të mos e luante rolin e saj si zbutëse e efektit të reshjeve por përkeqësuese dhe nxitëse e përmbytjeve. Pasojat e këtij keqmenaxhimi në 1-31 Janar 2010 tashmë janë të ditura. Përveç faktit që rezerva energjetike u shpërdorua duke çuar në uljen e nivelit të Fierzës në 5.9 metra, u regjistruan 11,400 hektarë tokë e përmbytur; 4580 banesa me prezencë uji jashtë banese dhe të rrethuara nga uji; 2649 banesa me prezencë uji brenda tyre; 5148 persona të evakuar.

Gjatë një periudhe tjetër me reshje, pikërisht periudhës 1-31 Dhjetor 2010 volumi i prurjeve natyrale të ujit në liqenet e Kaskadës së Drinit arriti në 2 miliard e 962 milion m3. Të dhënat zyrtare tregojnë se në këtë periudhë u shkarkuan nga hidrocentralet e Kaskadës plot 3 miliard e 179 milion m3 ujë duke qenë jo pak por 217 milion m3 ujë i shkarkuar më shumë se sa ishin prurjet natyrale nga reshjet. Sërish në mënyrë paradoksale, ndonëse niveli i HEC Fierzë ishte rreth 6 metra larg pikës kritike, KESH zgjodhi të ulë nivelet në liqene duke kryer shkarkime të pakontrolluara dhe të panevojshme në volume të mëdha që shkonin deri në 2,965 m3/sek.

Shkarkimet totale ndaj prurjeve natyrale arritën në 107% duke bërë sërish që Kaskada të mos e luante rolin e saj si zbutëse e efektit të reshjeve por përkeqësuese dhe nxitëse e përmbytjeve. Pasojat? Sërish edhe më të rënda. Shpërdorim i rezervës energjetike të vendit duke ulur Fierzën 3.73 metra. U regjistruan gjithashtu 14,280 hektarë tokë e përmbytur; 4610 banesa me prezencë uji jashtë ose të rrethuara nga uji; 2580 banesa me prezencë uji brenda tyre dhe 12,145 persona të evakuar.

Në periudhën 1-29 Mars 2018 rezulton se volumi i prurjeve në Kaskadën e Drinit nga reshjet ka qenë 3 miliard e 272 milion m3 ujë. Një shifër kjo rekord krahasuar edhe më dy periudhat e mëparshme. Mirëmenaxhimi i operimit të hidrocentraleve ka bërë që jo vetëm të mos shkarkohet asnjëherë më tepër se prurjet natyrale por të mbahen në liqene 502 milion m3 ujë duke parandaluar vërshimin e tyre drejt nën-Shkodrës. Gjithashtu, gjatë muajit Mars 2018 KESH arriti që të shënojë prodhimin ditor rekord prej 29,121 MWh ndërsa prodhimin total mujor sërish rekord prej 838,000 MWh. Përtej tyre, ndryshe nga dy periudhat e mëparshme, rezerva energjetike e vendit u rrit përmes ngritjes së nivelit të HEC Fierzë me mbi 5 metra në fund të muajit krahasuar me fillimin. Pasojat e shkaktuara nga reshjet e muajit mars 2018 në zonën e nën-Shkodrës rezultojnë: 4,704 hektarë sipërfaqe toke e përmbytur; 934 banesa me prezencë uji jashtë banese ose të rrethuara nga uji; 149 banesa me prezencë uji brenda banesës dhe 134 persona të evakuar.

Në konkluzion, rezulton qartë se në Mars 2018 reshjet sollën 54% më shumë ujë krahasuar me Janar 2010 dhe 10% më shumë se Dhjetor 2010. Ndryshe nga ajo kohë kur papërgjegjshmëria në menaxhim shkaktoi shkarkime të pakontrolluara dhe më të larta se prurjet natyrale, në Mars 2018 u shkarkua më pak se prurjet natyrale duke mbajtur në liqene 502 milion m3 ujë dhe vënë KESH-in në funksionin e vet si minimizues i pasojave të përmbytjeve të shkaktuar nga reshjet e dendura. Ndonëse pati më shumë prurje, sipërfaqja totale e tokës së mbuluar nga uji ishte 3 herë më e vogël. Numri i banesave me prezencë uji jashtë ose të rrethuara nga uji ishte 4.9 herë më i ulët. U regjistruan 19 herë më pak banesa me prezencë uji brenda ashtu sikurse 90 herë më pak persona të evakuar.

Reshjet e dendura te shiut si ne cdo vend tjeter shkaktojne permbytje dhe zona e Nenshkodres per vete pozicionin gjeografik qe ka, karakterisitikat topografike te zones dhe kompleksitetin hidrologjik te bazenit Drin-Bune (bazen ujembledhes 29,000 km2 plus dy liqene qe shkarkojne ne Bune) eshte e ekspozuar ndaj permbytjeve te pa-evitueshme.

Digat/veprat energjitike te administruara nga KESH nuk jane garantuese te mospermbytjeve por nese operohen me pergjegjesi, ato minimizojne pasojat e permbytjeve dhe rrallojne riskun e ndodhjes se tyre nderkohe qe nese KESH ndjek nje qasje te papergjegjshme ne administrimin e reshjeve mund te jete vete –nese jo shkaktari i permbytjeve- perkeqesuesi i pasojave te permbytjeve sic ka ndodh dy here gjate vitit 2010. LEXO.AL

a.ç

Next Post
Heqja e mandatit të Rroshit, avokati Sollaku: Ankimojmë në Kushtetuese vendimin

Prokuroria dërgon në gjykatë Elvis Roshin: Fshehu emrat dhe dënimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta dhe diell në të gjithë vendin

June 28, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

“Protesta ishte fund e krye politike”, Çupi: Shqipëria u godit nga shtete që mbështesin terrorizmin

June 28, 2026
“Protesta është antishqiptare”, Beqiri: Albin Kurti solli mercenarë në Tiranë

“Protesta është antishqiptare”, Beqiri: Albin Kurti solli mercenarë në Tiranë

June 28, 2026
“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

June 28, 2026
Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

“Për çfarë proteston?”/ Deputetja e PS-Muçit: Pse hesht për vilat e babait tënd në zonën e mbrojtur?

June 28, 2026
Përshkallëzohen tensionet! Trump paralajmëron Teheranin pas sulmeve: Do të jetë fundi i Republikës Islamike

Përshkallëzohen tensionet! Trump paralajmëron Teheranin pas sulmeve: Do të jetë fundi i Republikës Islamike

June 28, 2026
Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In