• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet në Shkodër/ Ademi: Dëme të mëdha në bujqësi. Mbërrijnë forcat e ushtrisë pas thirrjes së kryebashkiakes

by Java News
08/01/2021 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë përmbytje të shumta në Shkodër. Kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi ishte në Obot, një ndër zonat më problematike.

Ademi tha se situata është përkeqësuar. Rruga e Obotit është e pakalueshme, dhe pak më parë ka mbërritur një mjet i ushtrisë për të bërë transportin. Sipas saj deri më tani nuk ka nevojë për evakuime, por ka dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, ku nën ujë janë rreth 1600 ha tokë.

“Situata nga mbrëmë deri sot është përkeqësuar. Deri në këtë orë kemi 1600 ha tokë të përmbytur. Hidrometri në Urrelë dhe Dajç shënon 6 metër mbi nivelin e detit duke u rritur 20 cm nga mëngjesi deri tani. bëhet fjalë për probleme në Obot. Këtu jemi në Obot, në NJA Ana e Malit. Kemi probleme Obligë, Muriqan,  në Reç, kemi probleme në Anën e Malit, edhe në Gurin e Zi.

Rruga e Obotit është e pakalueshme. Ka 60 cm lartësi të ujit mbi ujë. Kemi komunikuar me forcat e ushtrisë. Ata sot në mëngjes, para gjysmë ore u soll një mjet për të bërë kalimin e të gjithë atyre që kanë nevojë për aksesin. Në Obot kemi hequr mbrëmë pompat e ujit për shkak të prezencës së ujit të ujësjellës. Shpresoj shumë që të mos kemi probleme. Ka një rritje që më shqetëson. Që do të thotë edhe për përmbytje të tokave të mbjella. Bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm.

Kam një komunikim nga kesh Aoër 2700 metër kub prurje në kaskadë. Ky informacion duhet të konfirmohet në mënyrë zyrtare. Nuk kemi probleme deri më tani në liqenin e Shkodrës.

Në këto momente nuk kemi nevojë për evakuimin,nevojën e kemi vetëm për transport. Këtu duhet të marrim një përgjegjësi që na takon të gjithëve, nëse ka nevojë për evakuim, kemi 200 shtretër të gatshëm. Në Dajç nuk ka energji. Do të verifikojmë të gjitha”, tha Ademi.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve intensive në lumenjtë Drin e Bunë në zonën e Shkodrës kanë bërë që të mbërrijnë shpejt forcat e ushtrisë.

Mjetet e para të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në Obot për ti ardhur në ndihmë banorëve që mund të kenë probleme.

g.kosovari

Next Post
‘Drekë pune me Mitzotakis’/ Rama “zbret” në Athinë: Diskutim për luftën ndaj COVID dhe për bashkëpunimin rajonal

'Drekë pune me Mitzotakis'/ Rama “zbret” në Athinë: Diskutim për luftën ndaj COVID dhe për bashkëpunimin rajonal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In