Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka kanë mbëritur te “Ura e Mifolit” në Vlorë, zona më problematike ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati. Priten që në këtë zonë të evakuohem 2500 banorë pasi banesat e tyre rrezikohen nga rrjedha e lumit. Efektivë të FA ndodhen të dislokuar në Urën e Mifolit në gatishmëri për të nisur operacionin e evakuimit në katër fshatra.











