• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmbytjet/ 20 banesa nën ujë në Durrës, bien prurjet e Vjosës në Jug

by A R
10/11/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit është drejt përmirësimit. Për shkak të ndërprerjeve së reshjeve prurjet e lumit Vjosë janë ulur duke mos krijuar probleme përmbytjesh në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të monitorojë situatën në të gjitha qarqet.
Situata në qarqe paraqitet si më poshtë:
QARKU DURRËS
Në bashkinë Shijak nga dalja e Lumit të Erzenit janë përmbytur 20 banesave poshtë urës. Familjet që u rrezikuan u evakuuam nga Qendra Vullnetare e Emergjencave dhe Forcat e Ushtrisë duke u vendosur në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në bashkinë e Durrësit 15 familje nga fshati Rrushkull, njësia administrative Sukth u zhvendosën për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
QARKU TIRANË
Në bashkinë e Kamzës në Njësinë Administrative Paskuqan, mbi fshatin Babrru, ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve.
Pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura  ka dërguar efektivët e Batalionit të Xhenios së bashku me mjetet për të normalizuar situatën.
QARKU SHKODËR
Në bashkinë Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytur në Njësinë administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit dhe Postribë, por kjo është zvogëluar ndjeshëm gjatë 24 orëve të kaluara.
Në Njësinë Administrative Shosh janë dëmtuar ura e Brashtës, Pep-Sumaj, si dhe urat këmbësore Nicaj e Palaj.
Në Njësinë Administrative Pult janë prishur 2 ura, ajo e Boxhsit dhe e Mgullës, dhe nuk kalohet për në fshatrat Plan, Xhan dhe Bruçaj, për shkak se rruga është bllokuar.
Në Malësinë e Madhe në Njësinë Administrative Kelmend është prishur plotësisht ura e Suhës.
Përrroi Sheu i Gjamave në fshatin Vermosh ka dalë jashtë shtratit dhe 5 familje janë evakuuar nga banesat e tyre.
Në Njësinë Administrative Gruemirë është prishur plotësisht ura e Hysajve.
QARKU DIBËR
Në Njësinë Administrative Selishtë, rruga Selishtë-Bufull është e bllokuar nga rrëshqitjet masiveve të dherave dhe po punohet nga firma kontraktore për hapjen e saj.
Në fshatin Podgorc, Njësia Administrative Maqellarë vijon puna për riparimin e argjinaturës  mbrojtëse të lumit Drini i Zi.
Në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka rrezikuar të shembë një shtëpi, një urë automjetesh dhe tubacionin e ujësjellësit.
Në bashkinë  e Matit në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz, ka dëmtime të 2 urave prej druri që lidhin 2 fshatra, si dhe është dëmtuar rruga rurale e fshatit Bushkash.
Në fshatin Fushë – Baz problem është ura mbi liqen e cila është dëmtuar në njërën anë dhe rrezikon të shembet.
Në Njësinë Administrative Derjan është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.
QARKU GJIROKASTËR
Aksi rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur karburant “Targa”, qarkullimi vijon të kryehet vetëm në një krah të rrugës për shkak të rrëqitjeve të dherave.
Rruga Kurveleshit vijon të jetë e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave ndërkohë po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj.
Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike./a.m.
Next Post
Kerry: Shumë afër pezullimit të bashkëpunimit me Rusinë në Siri

Kalimi i pushtetit te Trump, sekretari Kerry porosit zyrtarët e DASH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In