• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Përmbytje në Kosovë, dhjetëra shtëpi e makina mbulohen nga uji

by A R
11/01/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo në foto ishte gjendja në një lagje në Fushë-Kosovë pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit. Një familje është evakuuar nga lagjia qysh në mëngjes. Këta banorë po bëjnë përpjekje për të hequr ujin nga makinat e tyre.

Shtabi emergjent u ka ardhur në ndihmë banorëve në mesditë, ndërsa  po bëjnë përpjekje për të hequr veturat. Bodrumet dhe parkingjet poshtë ndërtesave janë të stërmbushura me ujë. Banorët vlerësojnë se dëmet në këtë lagje janë të mëdha.

Shumë familje janë bllokuar në shtëpitë e tyre në disa fshatra të Drenasit, Malishevës e Podujevës ndërsa një urë është shembur në Gjakovë e një tjetër në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Gjendja nuk paraqitet e mirë as në rajonin e Gjilanit, Ferizaj, Viti, Kacanik e Shtime. Derisa është bllokuar pika kufitare Koncul Dheu i Bardhë.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti gjatë vizitës në fshatin Dobroshevc ka paralajmëruar themelimin e  një fondi emergjent për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet.

“FSK ka dhënë ndihmë të jashtëzakonshme në evakuimin por edhe në strehimin e përkohshëm të disa qytetarëve në rajonin e Gjakovës në përgjithësi por edhe në disa vende të tjera”.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës vlerëson se reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e shpejtë e sasisë së madhe të borës që ka rënë ditë më parë kanë vështirësuar situatën.

Next Post
Dialog në Tiranë? Vendoset data e negociatave Greqi-Turqi, ja ku do të takohen palët

Dialog në Tiranë? Vendoset data e negociatave Greqi-Turqi, ja ku do të takohen palët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In