• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytja në Shkodër dhe hipokrizia e opozitës

by Pajtim Bello
14/01/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello*

Java e dytë e Janarit 2021 solli reshje të niveleve të larta dhe krijoi një situatë përmbytjesh në disa zona të vendit, veçanërisht në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Institucionet shtetërore vunë në dispozicion gjithë kapacitetet e tyre për të përballuar situatën e krijuar duke iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi.

Është vështirë të jetosh gjendjen që provojnë familjet në zonat e përmbytura. Duhet të jesh shumë njerëzor dhe i drejtë kur flet mbi këtë situatë pa lëre më për gjendjen e familjeve të përmbytura. Asnjë hall tjetër nuk mund të të shtyjë që të luash me dhimbjen që përjetohet në zonat e përmbytura.

Opozita e gjendur në bunkerin e pusisë ndaj hasmit të vet, qeverisë dhe personalisht Edi Ramës, mezi priste një ngjarje në këtë fillim viti dhe duket se përmbytja ia behu si me porosi. Pa dashur të dijë çfarë ka ndodhur, çfarë po bëjnë qeveria dhe institucionet lokale opozita ndezi motorët, mprehu shpatën dhe zbarkoi në fushë betejë.

Sipas zakonit të vet, shprehu “dhimbjen” për atë që i ka gjetur banorët në zonën e përmbytur dhe iu lëshua pa frena qeverisë, e cila na i paskësh braktisur banorët në këtë fatkeqësi. Opozita gjeti se fajtore për këtë përmbytje është qeveria dhe institucionet e saj dhe premtoi që kur ajo të vijë në pushtet nuk do të ketë ngjarje të tilla.

Duket se nga memoria e opozitës janë fshirë imazhet e përmbytjeve 2010-2011-2012, ose nuk e ka regjistruar fare përmbytjen e përmasave biblike veçanërisht ne Qarkun e Shkodrës, kur ajo ishte në qeverisje. Opozita mund ta ketë memorien e dobët, por populli jo.

Do flas vetëm për Qarkun e Shkodrës çfarë ndodhi atje gjatë vitit 2010; të freskojmë kujtesën për të gjithë, jo vetëm për opozitën. Në përmbytjen e parë të 2 janarit 2010 si rezultat i reshjeve të dendura dhe hapjes së portave të shkarkimit nga hidrocentralet kaskadës së Drinit u përmbytën sipërfaqe të mëdha toke në 8 komuna të Nënshkodrës dhe tri lagje të qytetit të Shkodrës.

Përmbytja solli një situatë tepër të rëndë: 13 mijë ha tokë e përmbytur, rreth 4500 shtëpi të përmbytura dhe 8780 banorë të shpërngulur na zona e përmbytur; pa folur këtu për dëmtimet në gjënë e gjallë, biznese etj. komisionet e verifikimit të dëmeve deklaruan një vlerë në shumën diçka mbi 8 milionë dollarë, një vlerë kjo shumë e diskutueshme nga të dëmtuarit! Kjo përmbytje hapi siparin e përmbytjeve në këtë zonë sepse gjatë vitit 2010 ndodhën 5(pesë) të tilla.

Gjatë tre përmbytjeve të para (janar, shkurt, mars-prill) për gati 6 muaj zona e Nënshkodrës mbeti nën pushtetin e ujit deri sa pllakosi përmbytja e pestë që nisi në 30 Nëntor 2010 dhe solli fatkeqësi të përmasave biblike. Përmbytje gllabëroi 12 komuna dhe 7 lagje të qytetit të Shkodrës.

Në një gjendje si pas lufte shifrat e humbën kuptimin; gjithsesi dëmi i vlerësuar ishte rreth 30 milionë dollarë. Viti 2010 do të mbahet mend si vit ku në Shkodër “lulëzoi” transporti me varka e motobarka si vetmi transport për banorët, forcat e emergjencës dhe qeveritarët përfshi edhe vetë kryeministrin e kohës z. Sali Berisha, i cili ende thoshte se qytetarët janë të lumtur nën qeverisjen e tij.

Nuk ka përshkrim më të saktë e sarkastik se deklarata e ish-Kryetares së Parlamentit znj. Jozefina Topalli që Shkodra u bë si Venecia, që besoj se shkodranët nuk do ta kenë harruar! Edhe fillim viti 2021, si shumë herë të tjera, e nisi me përmbytje në tërë Shqipërinë, por veçanërisht në Qarkun e Shkodrës.

Referuar situatës hidrometeorologjike dhe të dhënave hidrometrike në Kaskadën e Drinit reshjet sollën sasi uji dy herë më të madhe se sa dhjetori i viti 2010, kurse përmasat e përmbytjes ishin pa krahasimisht më të vogla. Kujtojmë se këtë herë u evakuuan vetëm 46 familje!

Gjithsesi situata ishte problematike dhe strukturat qeverisëse u gjendën në zonë e pranë banorëve. Për punën rehabilituese të veprave hidroteknike në këtë zonë, të kryer nën qeverisjen e saj, u përpoq të bënte një kolaudim të veprave dhe verifikim të efekteve të investimeve që nuk janë të fundit.

Nuk dëgjuam ndonjë qeveritar të thoshte se banorët janë të lumtur apo që Shkodra u bë sërish Venecia. Vetëm shqetësim dhe ballafaqim duke takuar e dëgjuar banorët. E bëra këtë tablo ballafaquese të kufizuar që të kuptojmë se sa katile qenka politika e opozitës.

Guxon të kthehet “triumfatore” në sheshin e krimit, nga ku para 10 viteve iku me bisht në shalë (as banorët nuk i dëmshpërbleu, të cilët ndoshta ende kanë këste pa marrë). Është hipokrizi vrastare e pashoqe, kjo e opozitës sonë. E thënë në gjuhën popullore: “Halli juaj nuk është halli im. Halli im është halli juaj”.

Si mundet që opozita, në ditën e kiametit, shkon në zonat e përmbytura dhe kërkon që nga fatkeqësia të vjelë vota?! Përse nuk kërkon ndjesë për çfarë ajo iu ka shkaktuar këtyre banorëve 5(herë) rresht vetëm në vitin 2010 dhe nuk iku nga pushteti pa i dëmshpërblyer; përkundër një premtimi se do t’iu paguante edhe lekun e fundit!

Fitili i memories së opozitës mund të jetë i shkurtër, por i popullit jo. Në tablonë ballafaquese kujtojmë se përpara datës 2 Nëntor 2010 strukturat e KESH sh.a kishin kërkuar të bënin shkarkime, por nga lart nuk ishin lejuar!

Kjo bëri që shkarkimet të rriteshin për një kohë të shkurtër dhe përmbytja të bëhej me përmasa biblike siç edhe ndodhi. Për këtë u fol mbi e nën tavolina, por vetëm kaq! Qeveria e vitit 2010 kishte ndikuar për keq sepse nuk menaxhoi situatën hidrike për periudhën koherente të vitit dhe nuk kishte bërë asnjë investim për të rehabilituar veprat hidroteknike të zonës.

Ajo qeveri sot vjen si opozitë dhe kërkon të bëjë prokurorin, një zakon i vjetër i saj. Thonë se miu një herë mund të kalojë nën hundë/mustaqe dhe këtë shans kjo opozitë, si për çudi, e ka konsumuar më shumë se një herë. Pra duket se kërkon të luajë me qarin.

Por duket se këtë herë e ka radhën për të funksionuar çarku! Sikur opozita të provonte rrugë tjetër, të vlerësojë me seriozitet atë çfarë po ndodh, të reflektojë dhe këtë reflektim ta bëjë para banorëve në zonat e përmbytura. Nëse iu premton se ndodhitë do t’i marrë gjithnjë seriozisht shanset do t’i ketë më të mëdha për të zgjidhur hallin e saj. Kjo kërkon të ndryshojë vetveten, është e vështirë por mund të bëhet. Ta provojë mbase ia del.

*Ish zv.ministër i Energjetikës

Next Post
Banorët e Nënshkrodrës nën ankthin e përsëritur të përmbytjeve

Lezha pas përmbytjes/ Emergjencat Civile japin informacione mbi situatën: Rreth 900 ha tokë të përmbytura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In