• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmbyti Italinë me heroinë, kush është kryemafiozi durrsak me pseudonimin “Piro”

by Java News
27/03/2018 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si në vitet ’80, heroina futet lumë… Por bosët janë shqiptarë. “Il giornale” shkruan se bosët shqiptarë kanë fuqinë tani në Italinë Veriore dhe më gjerë. Ata zëvendësuan mafien kalabreze dhe siciliane dhe u bashkuan me gambinot, të cilët marrin urdhra për shpërndarje. Kështu shkruan gazeta italiane Il Giornale.

Policia Financiare zbuloi një rrjet që importonte qindra kile heroinë çdo vit. Zvicra ishte gjithashtu në mesin e tregjeve. Bazat për përpunim të heroinës u instaluan në Lombardi. Në rrugën e Adriatikut grupi futi në Itali edhe 1 ton marijuanë.

Gjashtëmbëdhjetë shqiptarë aktivë midis Milanos dhe Comos. Por shefi i shefave është ai, Fatos Bakaj, i quajtur “Piro”. Miliona euro u mblodhën në Itali apo në Zvicër dhe iu dërguan bosëve të organizatës në Shqipëri.

“Janë ata, gangsterët që erdhën nga Durrësi dhe Tirana. Nën drejtimin e tyre, Milano edhe një herë është bërë qendër heroine jo vetëm për Italinë veriore, por edhe për Zvicrën. Dhe në Lombardi mafia shqiptare ka ardhur të krijojë edhe fabrikat e përpunimit, shenjë e vërtetë e fuqisë së organizuar”, shkruan “Il giornale”.

Skema u zbulua pas operacionit të koduar “Shqiponja e zezë”, pas tre vjet hetimesh. Janë 16 emra, të gjithë shqiptarë por emri më i rëndësishëm mungon nga lista. Ai fshihej në një banese pesëdhjetëvjeçare në Durrës, në bregdetin e Adriatikut. Emri i tij është Fatos Bakaj, por ai e quan veten “Piro”.

Sipas autoriteteve Fatos Bakaj u fut në Itali me anije. Në vitin 2004 u ndalua në Romë dhe u dërgua në burg. Pasi bëri tre vjet burg doli.

Në 2011 prokurorët e akuzuan atë përsëri, vitin e ardhshëm policia shqiptare e kapi atë në Durrës. Në vitin 2013 ai u dërgua në Itali dhe është në burg në Saluzzo. Por është ai që vazhdon të jetë kapoja.

Po ashtu një emër tjetër i rëndësishëm është Shkelzen Tafa. Ai dhe gruaja e tij Adelina jetojnë në Como, Via Varesina, dhe shtëpia e tyre ishte bërë qendër e tregut të heroinës për në zvicër. Që nga vitit 2013 aty ishte laboratori i përpunimit të drogës.

Alban Shehu, ai gjithashtu jetonte në Como dhe ishte përgjegjëse për të mbledhur rregullisht në Zvicër pagesat heroinës dërguar përtej kufirit. Me pas shumat dërgoheshin në Shqipëri përmes babait të tij, Tomorit.

ma.me

Next Post
Nis rehabilitimi i rrugëve në “Don Bosko”

Nis rehabilitimi i rrugëve në “Don Bosko”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In