Mançester Siti ka mposhtur 3-1 Çelsin me përmbysje në “Etihad Stadium”, në javën e 23 të Premier Ligës.
Abdukodir Kusanov, i blerë nga Siti në këtë merkato të janarit për 40 milionë euro nga Lens, pati një fillim për t’u harruar në Angli.
20-vjeçari nga Uzbekistani bëri një gabim që solli golin e Çelsit në minutën e tretë dhe një minutë më pas u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Palmer.
Marmush, blejra tjetër e merkatos së janarit, barazoi në minutën e 34, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 42 erdhi goli i barazimit për vendasit me Gvardiol.
Në pjesën e dytë, në minutën e 68, Haland përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Sançez dhe shënoi golin e dytë për ekipin e Guardiolës.
Tri minuta para fundit të kohës së rregullt erdhi goli i tretë për “Qytetarët”, i shënuar nga Foden me asist të Haland.