• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbaruesit marrin në mbrojtje ministrat teknikë: Bankat po sfidojnë shtetin

by Java News
06/08/2017 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimi i tarifave të shërbimit përmbarimor me firmën e dy ministrave teknikë të PD-së, Gazmend Bardhit dhe Helga Vukatj, ka përfshirë në një sherr publik shoqatën e bankave me atë të përmbaruesve privatë.

Pas akuzave që shoqatat e bankave kanë bërë duke i quajtur tarifat abuzive, kanë reaguar përmbaruesit privatë.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nëpërmjet një deklarate për shtyp, thotë se Shoqata Shqiptare e Bankave po kërkon të ushqejë opinionin publik me disa informacione abuzive me qëllime të rrezikshme.

Përmbaruesit rendisin disa argumente kundër bankave, ku ndër të tjera thonë:

Së pari, Kuvendi i Shqipërisë, ministrat e qeverisë shqiptare dhe Presidenti i Republikës janë organe që me aktet e tyre krijojnë sovranitetin tonë shtetëror, i cili nuk mund të diskutohet apo goditet nga përpjekje apo pozicione të cilat, duket qartë se kërkojnë të krijojnë një sovranitet tjetër – “sovranitetin bankar”.

Së dyti, Shoqata Shqiptare e Bankave nuk gëzon sot legjitimitet juridik për të kundërshtuar ligjërisht realitetin e ri të tarifave të reja të shërbimit përmbarimor, pasi këtë nuk ia ka dhënë asnjëherë ligjvënësi. Këto qëndrime ne i konsiderojmë si sfidë serioze ndaj sovranitetit shtetëror.

Së treti, Pretendimet e Shoqatës Shqiptare të Bankave, se tarifat e shërbimit përmbarimor janë rritur në atë masë sa do të krijojnë një “barrë shtesë për qytetarët dhe taksapaguesit” janë aq të pabaza dhe të pamoralshme, sa qindra – mijëra rastet e abuzimit bankar që lidhen pikërisht me ta.

Në vijim, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë garanton se do të zbatojë cdo akt ligjor pavarësisht kundërshtarëve dhe ka edhe një mesazh final për përfaqësuesit e bankave.

“Ka ardhur koha që t`i jepet fund çdo forme presioni ndaj institucioneve dhe ligjeve, edhe kur ato vijnë në formën e kamuflimit të “argumenteve apo mendimit kritik”.

Ka ardhur koha t`i jepet frymëmarrje korpusit të ligjeve, apo institucioneve që jetësojnë ligjet e vendit tonë në mënyrë faktike dhe jashtë diktimit të kushteve apo mentalitetit të “të fortëve””.

Gjatë muajit korrik me firmën e ministrit të financave dhe atij të drejtësisë tarifat e përmbarimit u rritën në të gjitha nivelet, duke rritur kostot për qytetarët, por edhe për subjektet tregtare që japin kredi. /b.d

Next Post
Konflikti me dy të plagosur në Velipojë, prangosen 3 persona, 1 në kërkim

Predhë hotelit në Elbasan, zbardhet atentati me makinë të vjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com