Google ka vendosur një marrëveshje me Facebook-un për të shfaqur rezultate kërkimi nga aplikacioni mobile i rrjetit social.
Ky lajm është bërë i ditur nga gazeta prestigjioze The Wall Street Journal.
Kur përdorni motorin e kërkimit të Google-it tek pajisjet Android, ju do të shihni rezultate që ju lidhin me përmbajtje brenda Facebook-ut, duke përfshirë këtu profile publike, faqet dhe postime të ndryshme.
Secili rezultat do t’ju drejtojë direkt tek aplikacioni Facebook në vend të faqes ueb.
Kjo marrëveshje e re do të sjellë përfitime për të dyja kompanitë: ju tani keni një arsye më shumë për të përdorur motorin e kërkimit të Google-it tek telefoni, dhe do të kaloni më shumë kohë brenda aplikacionit Facebook.









