• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përlotet Romela Begaj: Betohem para Kuranit, jam e pastër! Medaljet i kam marrë edhe pa bukë…

by A R
02/03/2018 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Romela Begaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit B, që e nxirrnin atë sërish pozitive me doping. Ajo ka mohuar kategorikisht që të ketë marrë substancën e ndaluar, duke u betuar para mediave edhe mbi Kuran. Begaj është përlotur teksa betohej dhe tregonte se ka fituar edhe në kushte kur mund të ketë qenë pa bukë.

“Kam marrë librin më të shenjtë e më të fuqishëm në botë sot që është Kurani. Besoj deri në ditën e fundit, betohem para flamurit, popullit tim. Unë kam një emër Romela Begaj. Duart e mia se kanë prekur kurrë atë lloj substance. Betohem për Kuranin dhe dy njerëzit më të shtrenjtë, se gjithë medaljet i kam marë me gjak, me bukë e pa bukë”, tha Begaj.

Ajo ka akuzuar edhe shtetin që e ka braktisur. Begaj deklaron se “bota e tretë mundi botën e parë”, duke hedhur dyshime se i kanë bërë padrejtësi pasi triumfoi.

“Më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka. Për një moment, me ditë me shi unë isha krenaria, por sot unë jam harruar e nuk jam më. Unë medaljet Shiqpërisë ja solla. Këtë sakrificë e kam bërë për fmailjen, për këtë flamur që kam ngritur në arenën botërore. Asnjë sportist nuk hidhet poshtë si këtu në Shqipëri, kemi dhënë gjak për këtë flamur”, deklaroi ajo.

Sipas jush çfarë ka ndodhur?
Ka ndodhur që unë mora një medalje, më vjen keq që jemi bota e tretë dhe kam mundur botën e parë. Unë jam e pastër. Jam e gatshme si për herën e parë që më është akuzuar kjo substancë e qelbur. Kam 13 vite sport dhe të gjitha medaljet që kam sjellë në Shqipëri i kam të pastra. Nuk i tremben asnjë lloj analize.

Po si ka mundësi që keni rezultuar pozitive?
Jemi botë e tretë, e thashë e pak më parë. Unë jam përballur si me humbje dhe me fitore, por duhet dhe ndihma. Askund nuk hidhet poshtë sportisti siç ndodh në këtë vend.

A keni patur mbështetje nga shteti shqiptar?
Nëse do kishte patur mbështetje, jo për mua si Romelë, por për të gjithë sportistët që kanë derdhur gjak për këtë flamur, do ishte ndryshe. Mua më kanë vrarë për së gjalli.

Çfarë do ndodhë pas kësaj?
Penalizmi mund të merren, kanë të drejtë të plotë. Por jeta ime është në sport.

A do ta ndjekësh në shkallë tjetër?
Unë si Romelë nuk kam mundësi as financiare, dhe as mbështetje. Njëherë shkova vetëm, dhe asnjë nuk erdhi as të më pyesë çfarë ndodhi. Unë e deklaroj kushdo është i gatshëm të vijë të më marrë dhe ta analizojmë, por unë vetë nuk kam mundësi.

/a.m.

Next Post
Pëllumb Xhufi: Pro idesë së Qoses për ndarjen e Kosovës nëse edhe Fuqitë e Mëdha e pranojnë

Rruga e lirisë së Kosovës sipas një ambasadori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In