• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përlot shoqja e bankës së Xhesikës, 16-vjeçares shqiptare që ia mori jetën babai: Mbyllja sytë doja të dëgjoja zërin…!

by Java News
10/05/2023 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhimbja e Giòs, shoqes së Xhesika Malajt, 16-vjeçares shqiptare të vrarë të dielën në Torremaggiore nga babai i saj është shumë e madhe, ashtu siç për të gjithë miqtë e saj.

“Kam qarë gjithë ditën duke shpresuar të rihap sytë dhe të dëgjoj zërin tënd! Mendoja se isha në një ëndërr të keqe dhe ti të më thoshe unë jam këtu. Por gjithçka është e vërtetë”, thotë ajo.

Një tragjedi që tronditi të gjithë komunitetin e qytetit pulian ishte ajo në familjen shqiptare dhe në veçanti shokët e klasës dhe miqtë e 16-vjeçares, të cilët ishin në Vitin e Tretë A  të liceut.

“Orët e kaluara së bashku duke vendosur se çfarë të vishnim për të dalë… pasdite të tëra duke folur i shqetësuar se si do të shkonte e nesërmja në shkollë”, shtoi Giò siç raportohet nga Il Corriere della Sera, duke shtuar: “Do të kujtoj të gjitha momentet e kaluara së bashku, nga zënkat budallaqe për atë lapsin e deri tek e qeshura si të marra”, thotë Giò.

Me lot në sy ajo vazhdon: “Më mungojnë mesazhet e tua para se të hyj në shkollë, të qeshurat e tua, … ti lë një boshllëk të madh që askush nuk do të mund ta mbushë kurrë”.

I prekshëm është edhe mesazhi i drejtoreshës së shkollës, Carmine  Collina, e cila shkroi në Facebook: “Instituti Fiani-Leccisotti shpreh dhimbje dhe tronditje  për lajmin e tmerrshëm të vrasjes së nxënëses Xhesika Malaj, vajzë e shkollës dhe komunitetit tonë. Në këtë hutim dhe emocion të thellë  ftohen nxënës, mësues dhe familje të marrin pjesë me respekt dhe përgjegjësi”.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga hetuesit, Xhesika ka vepruar si mburojë për nënën e saj, e cila aktualisht është e plagosur dhe e shtruar në spital, ndaj së cilës i ati kishte sulmuar.  Ai i ka shkaktuar pesë plagë me thikë në gjoks dhe në bark. Ajo ka ndërruar jetë në ambulancë.

“Edhe ne mbrojtësit jemi të habitur. Gjithashtu sepse marrëdhënia midis babait dhe vajzës ka qenë gjithmonë e shkëlqyer. Ai ishte i dashuruar me të”, tha avokati Giacomo Lattanzio që mbron babain vrasës me kolegun e tij Michele Maiellaro.

Ndërkohë që shqiptari Taulant Malaj që vrau vajzen e tij dhe fqinjin italian pas një krize xhelozie është shkrehur në lot gjatë rimarrjes së dëshmisë dhe komunikimit të masës arrest me burg nga autoritetet italiane. Avokatët Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio folën për mediat duke thënë se teksa koha kalon autori bëhet më i vetëdijshëm për krimin që ka kryer dhe gjestet ekstreme, madje ai nuk ishte i vetëdijshëm se kishte vrarë vajzën e tij.

Taulant Malaj kreu krimin e rëndë pas dyshimeve se gruaja e tij kishte një lidhje intime me fqinjin De Santis dhe për këtë thotë se ka video nga kamerat brenda shtëpisë të takimeve dhe drekave mes tyre, madje një herë De Santis ka marrë Teftën me makinën e tij Masserati. Ndërsa nga shtrati i spitalit Tefta Malaj sipas mediave italiane ka thënë se do të shohë përsëri fëmijët dhe po ashtu citohet të jetë shprehur se burri i saj Taulant Malaj mendoi se ajo kishte vdekur pasi e qëlloi 6 herë me thikë. Ndërsa gruaja 39 vjeçe për shkak të kushteve të saj shëndetësore do të merret në pyetje të premten kur mendohet se mund të jetë qetësuar pasi është ende e shokuar./m.j

Next Post
Vrasja e Mustafës/ Dosja dërgohet për gjykim me të pandehur, Ibrahim Licin

Vrasja e Mustafës/ Dosja dërgohet për gjykim me të pandehur, Ibrahim Licin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com