• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përllogaritja / Si do të përfitojnë çiftet e reja për shtëpinë e parë që do të blejnë

by A R
27/09/2017 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka në plan që të përfshijë në listën e shpenzimeve të zbritshme, interesat e kredive të marra nga ana e familjeve të reja për të blerë shtëpinë e tyre të parë. Në planin katërvjeçar të qeverisë 2017-2021, ku parashikohen disa nga lehtësitë fiskale që do të aplikohen, përfshihet pikërisht edhe kjo pikë.

“Ne do të vazhdojmë përkrahjen e sipërmarrjes me masa fiskale, përveç lehtësive procedurale që tashmë janë aplikuar. Gjatë mandatit të dytë synohet që … t’iu jepet ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë, duke njohur si shpenzime të zbritshme interesat e kredive të marra për këtë qëllim”, – thuhet në planin e qeverisë.

Njohja e interesave të kredive për blerje shtëpie për këtë kontingjent i shtohet listës tjetër të shpenzimeve të zbritshme që aplikohen sot si pjesë e deklarimit të të ardhurave personale. Aktualisht si shpenzime të zbritshme njihen shpenzimet vjetore që një tatimpagues bën për mjekim, për vete, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor por kjo deri në masën 8.532 lekë.

Në rast të plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari, shpenzimet vjetore për mjekim, për vete apo për fëmijët e personat në kujdestari për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, janë 8.532 lekë për secilin anëtar të familjes, por jo më shumë se 32.000 lekë. Po kështu shpenzime të zbritshme janë edhe interesat e kredive që janë marrë për arsim.

Përfituesit

Shpenzimet e zbritshme njihen vetëm për ata që bëjnë deklarim të të ardhurave personale. Detyrimin për deklarim e ka çdo individ rezident shqiptar që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mbi shumën 2.000.000 lekë. Gjithashtu çdo individ jorezident që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në shumën mbi 2.000.000 lekë.

Taksat
Ndërkohë, administratorët e pallateve dhe fermerët do të përjashtohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore si dhe nga tarifa e pastrimit. Gjithçka parashikohet në një projektvendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e datës 28 shtator. Sipas relacionit që shoqëron projektvendimin, në bazë të ligjit për procedurat tatimore, të gjithë fermerët individë, që tregtojnë produktet e veta bujqësore dhe blegtorale nga ekonomia e tyre individuale, me qëllim evidentimin e mallit dhe burimin e tyre janë pajisur me NIPT, ndërkohë që janë të përjashtuar nga detyrimet tatimore. Gjithashtu, në dokument argumentohet fakti se këta fermerë në realitet nuk kryejnë aktivitet biznesi, por vetëm garantojnë shitjen e produkteve të tyre me dokument origjine, si garantimin në një farë mase të burimeve të jetesës, megjithëse me vështirësi rimbursojnë shpenzimet e prodhimit për mbijetesë. Nisur nga ky fakt, Këshilli Bashkiak ka propozuar përftimin e lehtësirave fiskale për të gjithë individët fermerë, që nuk kanë si qëllim aktivitet biznesi, duke u përjashtuar nga pagesa e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe tarifa e pastrimit.

I njëjti argument qëndron edhe për administratorët e pallateve, të cilët për efekt të legjislacionit respektiv kanë detyrimin e pajisjes me NIPT, ndërkohë që nuk ushtrojnë aktivitet fitimprurës.

Aktualisht taksa e përkohshme për infrastrukturën  arsimore është  për kategorinë e shitjeve me pakicë është 4 mijë lekë për biznesin e vogël, 15 mijë lekë në vit, për biznesin e madh dhe 22 mijë lekë për kategorinë VIP. Ndërkohë që, tarifa e pastrimit për shitjet me pakicë të biznesit me 0-2 milionë lekë xhiro është 3.500 lekë, ndërsa për atë me xhiro vjetore 2-8 milionë lekë përllogaritet në masën 10 mijë lekë. Kjo tarifë për shitjet me pakicë të biznesit të madh është 80 mijë lekë në vit, ndërsa për biznesin VIP 100 mijë lekë në vit. /b.d

Next Post
Doganat: Veprimet e inspektorëve në Shkodër brenda ligjit, hasën rezistencë të dhunshme nga kontrabandistët

Dogana kërkon punonjës, ja 28 vendet e lira ku mund të aplikoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In